Ambientalistët: Ndaloni masakrën ndaj pyjeve në Malin e Robit

Të ndalojmë prerjen e pemeve ne zonen e Malit te Robit ne plazhin e Golemit. Ky ka qenë apeli i ambientalisteve qe kanë protestuar për të ndaluar rrezikun e shkatërrimit te ekosistemit.Ndërtimet e shumta të ngritura përgjatë viteve të fundit kanë dëmtuar kurorën e gjelbër të kësaj zone, ndërkohë që erozioni detar, ujërat e zeza e mungesa e hapësirave publike për të pushuar, po e çon drejt shkatërrimit ambientin natyror.“Kanë ndërtuar një katrahurë të vërtetë urbanë. Kanë vënë dorë mbi ato pemë që nuk flasin por që i mbrojnë jetën për shkak se këto pemë të mbjella që në kohën e Harri Fullsit, për të mbrojtur këtë jetë njerëzore 2 km më tutje sepse krijojnë duna artificiale apo natyrore. Në këto pemë jo vetëm këtu pro në gjithë Golemin deri në portin e Durrësit, do ti vijë e keqja nga tërmetet njerëzore”, tha Sazan Guri.Mungesa e një forme gjeometrike dhe katrahura urbanistike sipas ambientalistëve po bëhet shkas për erozionin detar, i cili përgjatë 23 viteve të fundit po ecën me ritme të shpejta. Ata i kërkuan qytetarëve të reagojnë për mbrojtjen e natyrës dhe hapësirave të gjelbra.