VIDEO/ Nëna gjirokastrite: Këto të rejat sot me celularë në vesh dhe taka në sokak
“Të njohim Shqipërinë”, cikli i emisioneve verore “Tonight Ilva Tare” nga Gjirokastra nuk prezantoi veten trashëgimitë kulturore dhe problemet me ndërtimet dhe infrastrukturën, por dhe zakonet e të moshuarave gjirokastrite.Me dialektin që e veçon dhe fjalët në gjuhën greke, Liljana Devolli një pensioniste tregon me nota humori ndryshimin e brezave, kur ajo ka qenë vajzë dhe të rejat sot me celularë në vesh dhe taka në sokak."Këto të rejat kanë ndryshuar, na pëlqen s’na pëlqen. Dalim ne plakat, fshimë udhën, sokakun me farasha. U avash na thonë se u bëtë si të komunales. Ua po ta mbash pastërtinë që të të mbaj mi. Po në rrugë të pastrojnë siç dalim ne, nuk dalin si në kohët e Enverit. Këto të rejat bëjnë thashetheme, ne nuk i shajmë se të mirën e duam, ama liria është në mal dhe kultura në fushë. Shkon ajo në rrugë, unë i them si u gdhive por ajo nuk e heq dorën nga celulari. po hiqe i them, se s’të bëhet gjë,” tha ajo.Më tej, Liljana tregon për punën me grep e shtiza të cilën ia ka trashëguar, vajzës, mbesës dhe medoemos, nuses.“Dhe nusja përderisa erdhi në familjen time dhe mori zanatin, shqyqyr më dëgjoi dhe bravo i qoftë. Qëndis gatuan, se ka gatime e gatime. Nusja ime gatuan kabuninë me rrush të thatë, me kokoshin, hallvanë, sarmatë, asudenë”, shtoi ajo.Ndiqni të plotë emisionin "Të njohim Shqipërinë" nga Ilva Tare