Shkodër, Përfaqësuesi i Papës takon Lorenc Lukën: Vizita e Françeskut, vlerësim për tolerancën fetare

Shkodër- Nunci apostolik në Shqipëri, imzot Ramiro Molinar Ingles ka zhvilluar këtë të enjtë një vizitë në qytetin e Shkodrës, ku është takuar me kryetarin e bashkisë Lorenc Luka. Dy bashkëbiseduesit vlerësuan tolerancën fetare që karakterizon vendin tone.”Ky bashkëpunim i frytshëm është shumë i rendësishëm të vazhdojë, që të gjitha palët të bëjmë sa më mirë punën tonë në drejtim të shërbimeve komunitare”, tha aiPër nuncin apostolik imzot Molinar Ingles, vizita e Papa Françeskut në Shqipëri me 21 shtator është dëshmi e dashurisë me të cilën ai e sheh popullin tonë.“Ju sjell përshëndetjet e Papës Françesk, që sikurse ju e dini ka planifikuar vizitën e tij në Shqipëri për dy muaj. Kisha është shumë e lumtur, por jo vetëm ajo katolike, por i gjithë populli pret me interes vizitën e Papës, e cila tregon afrimitetin e Papës si koka e kishës katolike, me popullin shqiptar”, tha aiNë takimin mes kryetari të bashkisë Shkoder dhe Përfaqësuesit të Papës në Tiranë u vunë në dukje rrënjët e lashta të traditës së krishterë në Shqipëri.