Gjirokastër, zjarrëfikësit kontrolle nëpër subjekte, gjoba e sanksione kush s'ka fikëse zjarri

Gjirokastër- Gjoba dhe sanksione për të gjithë ata që nuk respektojnë kushtet e kontratës për pajisje me fikëse zjarri.Kështu ka deklaruar kreu i ndërmarrjes zjarrfikëse në Gjirokastër Kujtim Bizhga i cili shtoi se ky aksion ka qëllim shmangien e rasteve të zjarreve."Mangësi në këtë drejtim kanë vet subjektet juridike dhe fizike në Qarkun e Gjirokastrës të cilët nuk kanë marrë masa pë mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimi, me përjashtim të komunës së Antigonesë, të cilët kanë marrë masa shumë të mira për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimi. Komunat e tjera nuk kanë  bërë asnjë punë paraprake për parandalimin e zjarrevePMNZSH Gjirokastër gjatë këtyre ditëve po ndërmerr edhe një sërë takimesh me krerët e institucioneve vendore dhe barinjtë me qëllim pajisjen nën kontroll të vatrave të zjarrit që mund të shkaktohen gjatë periudhës së verës.