Shkodër, çelet festivali "Marubi Route", do të shpallet fituese fotoja më e bukur nga qyteti

Shkodër - "Një eksperiencë për t'u jetuar, një qytet për t'u zbuluar". Kështu është pagëzuar festivali "Marubi Route", i cili u çel në pedonalen "Kolë Idromeno" në Shkodër nga kryetari i bashkisë, Lorenc Luka dhe i deleguari i Bashkimit Europian në Shqipëri, Clive Roumbold. Ky event i Bashkisë Shkodër, vjen në bashkëpunim me komunën e Ulqinit, në kuadër të projekteve IPA Crosborder Shqipëri-Mal i zi, i financuar me fondet e Bashkimit Europian.Kryebashkiaku Luka u ndal tek rëndësia e bashkëpunimit mes dy qyteteve si Shkodër dhe Ulqin.Të pranishëm edhe  përfaqësues të Komunës Ulqin nga Mali i Zi, vlerësuan rëndësinë që ka për ta pjesmarrja në këtë festival, i cilësuar si një vlerë e shtuar për 2 vendet tona.Marubi festival është i konceptuar në formë të tillë, ku gjatë një dite fotografë të ndryshëm do fotografojnë pjesë të ndryshme të qytetit dhe në fund do shpallet fituesi. Aty ku qyteti dhe fotografia takohen bashkë, aty edhe burimi frymëzon në çdo hapësirë./nzh/oranews online/