Rama: Zgjidh, do dru apo...? Se s'ka më, tani ka shkolla vërtet profesionale
Tiranë – Hapja e shkollave profesionale, si ajo e minierës së Bulqizës së fundmi, që nuk i ngjajnë atyre “punë me dru, punë me metal” është konsideruar nga kreu i qeverisë si një nga reformat më të rëndësishme për sigurimin e vendeve të punës.“Një hap shumë i rëndësishëm është reforma në arsimin profesional,”- vlerësoi Rama sot, gjatë analizës së punës së Ministrisë së Mirëqënies. – “Më në fund, pas kaq vitesh, kur Shqipëria ka ndërruar sistem, arsimi profesional ishte si vazhdim i “punë me dru, punë me metal”.Për të rinjtë kjo nuk do të thotë asgjë, por këtu ka shumë që nuk janë më aq të rinj sa ç’është ministri dhe kanë bërë në shkollë “punë me dru, punë me metal”.Edhe në lice artistik ne bëmim “punë me dru, punë me metal” dhe duhet të zgjidhje: “Do dru apo metal?”Më kujtohet se kishim disa morsa, fusnim drurin ose metalin dhe nuk e di çfarë bënim, por na thuhej që ishte profesionale.Ndërkohë, që ishin shkollat profesionale, se atëhërë elektricistë, marangozë,ishin të gjitha, ku të gjitha telat u vodhën dhe në shkollën profesionale medemek, mësuesi e tregon llambën në fotografi e thotë “kjo është llamba”, pastaj tregontelin, ky është teli...Por as tel, as llambë. E kush janë ata budallenj qëdo të shkonin në ato shkolla të arsimit profesional?!Arsim profesional në demokraci, në kapitalizëm, që nuk është i lidhur me tregun, me sipërmarrjen, nuk ka! Për çfarë arsye do të shkojë në punë me dru dikush, që pasi humbi dy vjet, kush e merr në punë?!Ndërkohë që lidhja me tregun dhe lidhja e administrimit me ministrinë e Mirëqënies dhe unë jam i bindur se vitet që vijnë do flasin për këtë reformë, ashtu si dhe sipërmarrja ka filluar të përgjgijet duke hapur ose ndihmuar të hapen shkollat e arsimit profesional pranë saj e rasti më i freskët, i minierës së Bulqizës,”- deklaroi Rama.ar.sh/Oranews.tv