Kosovë, Kurti fton Thaçin në debat publik: Eja të diskutojmë bashkimin kombëtar
Kosovë – Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë ka ftuar Kryeministrin Hashim Thaçi në një debat publik në televizionin shtetëror, për parimet, idealin e bashkimit kombëtar, ndërprerjen e dialogut me serbinë dhe çështje sociale e ekonomike.Lajmin e ka bërë të ditur Vetëvdendosja, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, në të cilin thuhet:“Kryeministri në ikje kishte nisur të shqetësohet për idealet e parimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kishte filluar ta përmendë bashkimin kombëtar. I bëj ftesë publike, Hashim Thaçit, për debat të drejtpërdrejtë në televizionin publik, ku do të kemi mundësinë të diskutojmë mbi parimet, idealin e bashkimit kombëtar, ndërprerjen e dialogut me Serbinë dhe çështje të tjera politike, sociale dhe ekonomike.”Ky debat vjen një ditë pasi në media, eksponentë të Vetëvdensojes deklaruan se nëpërmjet kanaleve të padukshme, Lëvizjes i është bërë një propozim nga Kryeministri Thaçi për të zgjedhur Kryeministrin dhe 6 ministra.ar.sh/Oranews.tv