Burgjet e Maqedonisë të mbushura me shqiptarë
Në një kohë që e gjithë vëmendja është përqëndruar në Shkup tek protestat pas rastit më të fundit të dënimit me burg të përjetshëm të 6 shqiptarëve në rastin "Mostra", janë vetë mediat vendase ato që bëjnë të ditur se burgjet e Maqedonisë janë të tejmbushura me shqiptarë të dënuar.Numri i tyre është rritur sipas portaleve maqedonase të lajmeve, pas konfliktit të armatosur në 2001 dhe pjesa më e madhe janë dënuar për veprën penale terrorizëm."Terrorizmi" në Maqedoni konsiderohet si një vepër e rëndë penale dhe dënohet deri në burg të përjetshëm. Mes të burgosurve shqiptarë ka edhe shumë ish-ushtarë të UÇK-së.Dënimet e shqiptarëve janë konsideruar ndër vite si raste të montuara nga ana e Gjykatës së Shkupit, ku u shqyrtua edhe rasti "Monstra". Për çdo shqiptar e maqedonas rastet kanë qënë të shumta si dënimet për civilët e Brodecit, Sopotit, ish pjesëtarët dhe komandantët e UÇK-së, gazetarë etj.Listës së Ministrisë së Punëve të Brendshme në Shkup, i bashkohen edhe aktivistë e përsonalitete politike nga diaspora.Rastet me dënimet më të larta janë ato të Sopotit me rreth 200 vjet burg, Brodecit me 192 vjet burg, ish-pjesëtarët e Kumanovës e Shkupit për shpërthimet e vitit 2003 në Kumanovë dhe Likovë, të njohur dhe të udhëhequr nga ish-komandanti Avdil Jakupi-Çakalla si dhe rasti i fundit 'Monstra', ku 6 të rinjë shqiptar u dënuan me burg të përjetshëm.Ekspertët e drejtësisë janë shprehur kundër këtyre dënimeve kaq të mëdha ndërsa kanë kërkuar rishqyrtim të shumicës së rasteve.