Onkologjiku pa ilaçe, punonjësja e spitalit: Ka shumë të sëmurë

Mungesa e ilaçeve në repartin e Onkologjikut në QSUT është një problem i cili vazhdon prej muajsh. Edhe pse u premtua se në fund të muajit prill do të zgjidhej ky problem, në spital pacientët vuajnë mungesën e ilaçeve.Katër muaj pas denoncimit në emisionin investigativ “Alarm” në Ora News ende nuk është marrë asnjë masë.Më 14 prill pacientë apo familjarë të pacientëve kanë denoncuar mungesën e ilaçeve në spitale dhe se ato ilaçe i gjejnë vetëm në farmacitë që ndodhen afër spitaleve por me çmime shumë të larta.Kamera e “Alarm” ishte këtë të martë datë 15 korrik në ambientet e farmacisë të Onkologjiku dhe na u tha që ka mungesë të ilaçeve.Punonjësja e siptalit është shprehur se për momentin ka mungesë të ilaçeve, herë pas here furnizohen por ka shumë të sëmura që i nënshtrohen mjekimeve me kimioterapi.Të interesuar edhe pranë Drejtorisë së Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” u tha se përgjegjësitë për tenderat te Onkologjiku i ka Ministria e Shëndetësisë dhe jo QSUT.13 Mars 2014, Beqaj deklaroi: Këtë vit kemi shtuar barnat, ndërsa Manastirli u shpreh: Kemi dyfishuar barnat për onkologjikunMinistri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka deklaruar se “Ne këtë vit përfshijmë për herë të parë në shërbimin Onkoematologjik barna të rinj, për hepatitin B, por i kemi kushtuar rëndësi edhe urgjencave në spitale.”Drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirli ishte shprehur se: “Për barnat specifikë kemi dyfishuar për linjën e parë të citostatikëve për Onkologjikun krahasuar për vitin 2013 si dhe citostatikët për Onkohematologjinë për fëmijët dhe adultet për herë të parë kemi disa barna në listë.”Ndiqni të plotë emisionin "Alarm"