Kërkoi 10% për t'i hequr gjobën 5 milionëshe. Pas denoncimit në "Alarm" paditet punonjësi i CEZ
Paditet penalisht punonjës i kompanisë CEZ Shpërndarje i cili i kërkoi një qytetari 10 % të gjobës prej 5 mln lekë të vjetra që ky i fundit i kishte ndaj CEZ, me qëllim anulimin e saj.Denoncimi u bë publik në emisionin investigues “Alarm” dhe menjëherë pas publikimit të pamjeve të filmuara me kamera të fshehtë erdhi dhe padia në prokurori.Në video punonjësi i CEZ Amarild Varfi shfaqet duke i marrë 150 euro një abonenti të kësaj kompanie, dhe i jep 20 ditë kohë për të shlyer pjesën e mbetur nga 10% i gjobës 500 mijë lekë të reja.Menjëherë pas këtij veprimi CEZ Shpërndarje ka denoncuar penalisht Amarild Varfi.Kompania CEZ Shpërndarje, me anë të një shkrese deklaron se po bashkëpunon me organet e rendit dhe drejtësisë, duke vënë në dispozicion të gjithë informacionin që disponon për punonjësin e denoncuar.Kompania CEZ Shpërndarje ka falenderuar RTV “Ora News” dhe në veçanti “Alarm” që faktoi veprime të tilla të kundraligjshme.Ja deklarata e CEZ“CEZ Shpërndarje , sot, në dt. 15.07.2013, bëri një kallëzim penal për punonjësin Amarild Varfi, për veprat penale të korrupsionit dhe të shpërdorimit të detyrës.Bëjmë me dije se 3 ditë më parë , ekzaktësisht me datë 12.07.2014 ky person është denoncuar nga Drejtoria e Njësisë nr.2 Tiranë pranë Sektorit të Antikorrupsionit në Drejtorinë e Policisë së Tiranë, pas ankesës së disa abonentëve të kompanisë, që e akuzonin për veprime të jashtëligjshme, Amarild Vorfi është pezulluar nga detyra.CEZ Shpërndarje deklaron se po bashkëpunon me organet e rendit dhe drejtësisë , duke vënë në dispozicion të gjithë informacionin që disponon për këtë person. Garantojmë mbarë opinionin publik se nuk do të ketë asnjë mbrojtje për persona të korruptuar në të gjitha nivelet. Qëndrimi ynë është i prerë: Do të kallëzojmë penalisht cilindo që do të guxojë të kryejë veprime të kundraligjshme në emër të kompanisë.Prej më shumë se 10 muaj , CEZ Shpërndarje , po përballet jo vetëm me vështirësitë e drejtimit të një kompnie të keqmenaxhuar, por dhe me individë të papërgjegjshëm që shfrytëzojnë detyrën për perfitime të padrejta, në kundravajtje të plotë ligjore. Jemi të vendosur për ti dhënë fund një herë e mirë këtyre praktikavekorruptive të shpërdotimit të detyrës. Ndërkohë, theksojmë se veprime të tilla të një individi nuk mund të errësojnë punën dhe impenjimin e qindra punonjësve të CEZ Shpërndarjes, që çdo ditë ofrojnë shërbim për mbi një million abonentë në vendin tonë.Falenderojmë punën e bërë nga media, në rastin konkret nga emisioni “Alarm” në Ora News TV, që faktoi veprime të tilla të kundraligjshme, që tanimë do të përballet me drejtësinë. Me këtë rast I drejtojmë apel të gjithë qytetarëvedhe aktorëve që janë influentnë opinionin publik të denoncojnë akte të tilla abuzive” - thuhet në shkresën që i është dërguar emisionit "Alarm".Ndiqni të plotë emisionin "Alarm"