Vasili i LSI: 300 ditët e qeverisjes, rikthyen besimin tek qytetarët e biznesi

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, u shpreh se 300 ditët e qeverisjes, kanë rikthyer besimin tek qytetarët dhe tek biznesi, gjithashtu shtoi se maxhoranca është e koordinuar dhe në sinkron politik.Vasili ka qënë i ftuar në RTV “Ora News”, përballë gazetarit Nertil Agalliu, foli gjërësisht mbi çështje të ditëve të fundit si; vlerësimin e qeverisë për 300 ditë, rastin e fundit të dhunës në parlament, marrëdhënjen mes dy partive në maxhorancë, taksën e makinave, reformat në drejtësi , si dhe Paketën Fason.Vasili: Për 300 ditë kthyem besimin tek qytetarët dhe tek biznesi300 ditët e qeverisjes , do ti quaja ditë të ecjes përpara , ditë të përballjes me vështirësi të shumta. Tashmë të bëra publike prej kohësh, të karakterit ekonomik, të karakterit të administrimit të shtetit, të rikthimit të besimit, në mënyrë të veçantë në problematikat e rendit dhe mjaft problematika të tjera të karakterit social. Në përgjithësi ka qënë një 300 ditësh, që ka shënjuar një vullnet të mirë, ka pasur entuziazmin e duhur dhe mbi të gjitha ka pasur atë që quhet laitmotiv për të kthyer besimin tek qytetarët dhe tek biznesi.Petrit Vasili: Paketa Fason rezultate në pak muaj, 40% rritje të eksportevePaketa fason dha rezultate ne pak muaj, raportime të zyrtare kanë pasur një rritje prej 40% të eksporteve. Besoj se ka pasur një koordinim shumë të mirë të nismave të ndërmara, qoftë Paketën Fason por dhe reflektime të tjera që po bëhen në kodin doganor, disa amendamente të tjera që ne kemi paraqitur përsëri. Pra , ka një sinkronizim i cili i shërben në mënyrë të përgjithshme punësimit të mjaft shtresave , sidomos shtresave vurnerabël, që kanë më shumë nevojë për punësim.Vasili: Maxhoranca është e koordinuar dhe ka sinkron politikMaxhoranca është e koordinuar dhe ka sinkron politik. Besoj se në pikëpamjen e organizmave të komunikimit të brenshëm të koordinimit politik. Unë kam bërë pjesë dhe në një maxhorancë të më përparshme dhe nuk ka të krahasuar në drejtim të koordinimit politik dhe parlamentar. Grupi koordinues qeveri-parlament, funksionon në një mënyrë mjaft të mirë, në një mënyrë të tillë që nuk ka ekzistuar asnjë instrument në maxhorancën e mëparshme dhe kjo është shenjë serioziteti, kohezioni të dy partive, për të ndërtuar një maxhorancë të vërtetë dhe fiktive, jo thjeshtë për të bashkuar numrat. Është një proçes konstruktimi dhe ne nuk kënaqemi me pak.Vasili: E dënoj rastin incidentin e ndodhur në parlament, të patolerueshmeTërë incidentin që ka ndodhur në parlament e dënoj, jo për faktin që ndodhem në maxhorancë , po gjuha provokuese e deputetëve të opozitës dhe deputetit në fjalë që grindet dhe rigrindet disa herë, është një gjë që i tejkalon të gjithë kufinjtë. Statusin e të privilegjuarit në parlament, opozita nuk e ka pasur dhe nuk do ta ketë. Duhet të ndryshojnë, janë të patolerushme sjellje të tilla nga opozita. Janë të papërgjegjshëm në provokimet e tyre. Kanë akuzuar kur ishin në pushtet partinë socialiste për gjuhë ofensive, kanë bërë leksione për etikë parlamentare dhe sot demostrojnë sjellje të cilat cilat janë të papërgjegjshme.Taksa e makinaveTaksa e makinave do të jetë një taksë, që në momentin fillestar nuk jep vetëm të ardhura, do të japë dhe një mesazh. E gjithë ky mentalitet i ri, për ta trajtuar rrugën ndryshe si një të mirë të madhe jetike publike, i bën mirë një prone tjetër dhe pasurie të përbashkët.Reforma në drejtësiLidhur me drejtësinë ka dy çeshtje, e para lidhet me një mosbesim shumë të gjërë të shqiptarëve ndaj sistemit. I cili është bërë evident nga studimet vendase dhe nga mbikqyrja e ndërkombëtarëve. Së dyti ka pasur një reformim sistemi që ka filluar ta thellojë mosbesimin dhe jo prodhojë një besim të ri. Edhe veprimet e këtij fundviti dhe fillim viti, në mënyrë të veçante në maj të saj, kanë ardhë nga institucionet lajmet dëshpëruese, nuk kanë qënë lajme që kanë mbjellë shpresë.