Armët në SHBA, Task forca jep të martën rekomandimet

Zv/presidenti Xho Baiden ka në plan t’i paraqesë rekomandimet e grupit të punës Presidentit Barak Obama të martën. Grupi i punës i drejtuar nga Zv.presidenti Bajden vijoi diskutimet me grupet e interesit, duke përfshirë edhe organizatën më të madhe të vendit për të drejtën e armëmbajtjes.Pas masakrës së 20 fëmijëve 6 të riturve në një shkollë fillore në Kenektikat në muajin dhjetor, Presidenti Barak Obama caktoi zv/presidentitn Bajden të dalë me rekomandime për veprim deri në fund të këtij muaji.Zv.presidenti Bajden ka deklaruar se grupi i punës është konsultuar me shumë grupe, organizata të ruajtjes së rendit dhe ligjore, grupe të viktimave, komunitetin mjeksor, duke përfshirë edhe ekspertët e psikiatrisë, grupet edukimit, grupet e të drejtave civile dhe udhëheqësit fetarë.Bajden tha se dhuna me armë është një çështje kompleke që nuk ka një zgjidhje të vetme, por përparimi në këtë çështje kërkon kompromise."Duhet gjetur një pikë konvergjimi që mund të mos zgjihdë çdo problem, por të ulë mundësinë që ajo çka pamë në këto të shtëna në masë të mos përsëriten në këtë shkallë dhe fëmijët tanë të jenë më të mbrojtur në shkollat e tyre”. Vemendja u përqendrua më pas në bisedimet e zv/presidentit Baiden me grupet për të drejtën e armëmbajtjes, duke përfshirë edhe Shoqatën Kombëtare të Armëve, NRA. Grupi është kundër masave ligjore për të forcuar ligjet për kontrollin e armëve ose veprime të tjera që ai mendon se do të shkelnin Amendamentin e Dytë të Kushtetutës që garanton të drejtën e armëmbatjes.Presidenti Obama mbështet përtëritjen e ndalimit të armëve të sulmit që Kongresi e la të skadonte në vitin 2004, ndalimin e municioneve të kapacitetit të lartë dhe forcmin e kontrollit në të kaluarën e presonave të zotërojnë armë.Pas të shtënave në Kënektikat, NRA-ja është zotuar se do të japë “një kontribut të ndjeshëm” në këtë debat. Por ajo e ka quajtur ndalimin e armëve të sulmit si një “nocion të rrezikshëm” dhe ka propozuar që në shkolla të vendosen roje të armatosura.Pas bisedimeve të djeshme, NRA publikoi një deklaratë në të cilën akuzon Shtëpinë e Bardhë se ka axhendën e vet për të goditur Amendamentin e Dytë të Kushtetutës dhe u shpreh se do ta çojë çështjen në Kongres.Megjithëse zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk hapin hollësi për propozimet e mundshme, Presidenti Obama pritet të shfrytëzojë fjalimin e tij vjetor për gjendjen e vendit për të paraqitur paketën e rekomandimeve.Zv/presidenti Bajden ka lënë të kuptohet se presidenti Obama mund të përdorë urdhërat ekzekutive që nuk kërkojnë ligje nga Kongresi.Ai tha se dëgjoi shprehjen e një mbështetjeje të gjerë për kontrollin e të kaluarës jo vetëm për ekspozitat e armëve, por edhe për shitjen e armëve privatishe. Çdo grup, tha ai, foli për rreziqet që përbën municioni i kalibrit të lartë.Në diskutimet e djeshme morrën pjesë edhe Prokurori i Përgjithshëm, Eric Holder dhe kompania dhe përfaqësues të kompanisë Walmart, shitësja më e madhe e armëve të zjarrit në Shtetet e Bashkuara.