Dëbore e madhe në Jerusalem

Jeruzalemi është pushtuar nga dëbora e madhe që nuk ishte patur në këto anë për rreth 20 vite.Në qytetin historik trashësia e dëborës është rreth 15 centimetra, ndërsa një pjesë e mirë e njerëzve kanë dalë në rrugë për tu argëtuar me këtë dhuratë të pazakontë të motit.Ndërsa presidenti izraelit Shimon Peres ka zgjedhur të bëjë një burrë dëbore në rezidencën e tij në Jeruzalem."Çfarëdo ndodh në Jerusalem është një bekim" iu tha Peres gazetarëve.Pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve për të qëndruar në shtëpi, shumë njerëz kanë dalë në rrugë për të shijuar ndjesinë e dëborës që është e rrallë për ta."Kjo është me të vërtetë, të vërtetë e bukur. Ju e dini, kjo nuk ndodh shpesh," tha një banor nga Jeruzalemi.