France, Sarkozy sërish në telashe

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të hetohet sërish, këtë herë nën akuzën e nxjerrjes së sekreteve në lidhje me një çështje korrupsioni, e njohur ndryshe si “çështja Karaçi”.Lajmin e bën të ditur agjencia franceze “AFP”. Në vitin 2011, zyra e ish-kreut të shtetit pati deklaruar se emri i tij nuk përmendej në asnjë prej çështjeve që kishin të bënin me dokumentat sekrete të çështjes në fjalë.Nga ana tjetër, pala paditëse pretendon se zoti Sarkozy ka vepruar në kundërshtim me rregullat e konfidencialitetit, njofton agjencia prestigjoze e lajmeve.Sekretet lidhen me hetimin mbi vdekjen e 11 inxhinierëve francezë në një shpërthim në Pakistan në vitin 2002, që mund të ketë pasur lidhje me ryshfetet e zyrtarëve francezë.Kjo është një tjetër hije skandali që bie mbi figurën e ish-presidentit francez. Një javë më parë, gazeta britanike “The Independent” shkruante për prova të qarta dhe të pakundërshtueshme që tregonin se Sarkozy ka marrë rreth 50 milionë euro nga ish-diktatori libian, Muamar Gaddafi.