Londër, 4 të arrestuar nën dyshimin për terrorizëm në Siri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2013, 18:36
Policia në Britani ka arrestuar katër persona të dyshuar për aktivitet terrorist në Siri.Policia metropolitane e Londrës ka njoftuar sot se një nga të dyshuarit është arrestuar në aeroportin londinez Gatwick, derisa përpiqej të largohej nga Britania.Tre të dyshuarit e tjerë ishin arrestuar në pjesën lindore të Londrës. Zyrtarët thonë se personat e arrestuar ishin të vendosur në Britani dhe nuk ishin sirianë.Të katër personat e arrestuar janë marrë në pyetje nga oficerët kundër terrorizmit për shkak të dyshimit për kryerje, përgatitje ose nxitje të akteve të terrorizmit.Arrestimi i tyre është i ndërlidhur me një hetim që, ka çuar tashmë na akuzimin e dy personave për vepra terroriste.