Paris, vriten tre gra kurde
Tre gra kurde, ku njëra prej tyre është bashkëthemeluesja e lëvizjes separatiste kurde PKK janë ekzekutuar me nga një plumb në kokë në Paris, raportojnë mediat franceze që citojnë burime policore.Trupat janë gjetur në afërsi të Institutit Kurd në kryeqytetin francez ndërsa ende nuk është i qartë motivi i kësaj vrasjeje të trefishtë.Këto vrasje ndodhin në një kohë kur Turqia ka nisur bisedimet me liderin rebel kurd Abdullah Oçalan, në përpjekje për ta bindur që PKK të ulë armët.Oçalan, ndonëse i burgosur, vazhdon të ketë një ndikim të rëndësishëm në organizatën seperatiste që ai vetë krijoi dhe që konsiderohet si një grupim terrorist nga Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Europian.Rreth 40 mijë persona kanë humbur jetën përgjatë konfliktit 25-vjeçar mes shtetit turk dhe Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan i bëri një ditë më parë thirrje rebelëve kurdë që të tërhiqen nga territori i vendit dhe të çarmatosen, ose në rast të kundërt do të përballen me luftën e “pamëshirshme” të Ankarasë Zyrtare.