Masakra në Colorado, gjykata ka prova të mjaftueshme
Një gjykatë në Colorado ka theksuar se ka prova të mjaftueshme, kundër të akuzuarit për vrasjen e 12 personave dhe plagosjen e 58 të tjerëve, në një kinema gjatë korrikut të kaluar, për t’u dërguar në burg.Vendimi vjen pas 3 ditësh dëgjime, në të cilat prokurorët shpalosën aktakuzën ndaj James Holmes.Ai pritet të akuzohet formalisht gjatë së premtes, pavarësisht se mbrojtësit e tij kanë deklaruar se ai nuk është gati të pranojë fajësinë. Ata nuk e shpjeguan kërkesën e tyre për të shtyrë formulimin formal të akuzës.Më herët gjatë javës, në gjykatë u tha se Holmes kishte ngritur një kurth me bomba në apartamentin e tij, përpara sulmit.Masakra, e cila ndodhi në premierën e filmit të ri Batman në Aurora, ishte një nga më të këqijat në historinë e SHBA-ve..