Australi, zjarrfikësit "në luftë" me zjarret
Skuadrat e zjarrfikësve në jug-lindje të Australisë po tentojnë të vënë nën kontroll zjarret masive përpara se temperaturat të ngrihen dhe erërat të fillojnë sërish.Mbi 100 zjarre janë ende aktive dhe po djegin sipërfaqe të tëra në Nju South Uells, duke rrafshuar rreth 300 mijë hektarë tokë.Një zjarr ka rënë në afërsi të një ish-baze ushtarake në të cilën ndodhen bomba të pashpërthyera, bën të ditur BBC online.Moti i ftohtë dhe me shi solli përmirësime, por parashikuesit paralajmërojnë për një valë të re të nxehti në fundjavë.Temperaturat po ngrihen në Kuinslend, ku një sipërfaqe e gjerë me shkurre ndodhet nën zjarr, në Ishullin Brajbi, në veri të qytetit Brisban.Ndërsa në Nju South Uells, autoritetet lokale thanë se ekipe zjarrfikësish kanë punuar për të përfituar nga moti i ftohtë i shoqëruar me shira.Të paktën 17 zjarre vazhdojnë të jenë të paprekura në Nju South Uells, me rastet më të këqija që janë në qytetet Jas, Suseks Inlet dhe Kuma.