Delegacioni pro teknologjisë, vizitë në Korenë Veriore
Një delegacion i vogël, i udhëhequr nga ish-guvernatori i New Mexico, Bill Richardson, dhe pronari i “Google”, Eric Schmidt, ka nxitur Korenë e Veriut të ndalë testet bërthamore dhe të raketave.Richardson tha se delegacioni i ka bërë gjithashtu thirrje autoriteteve të zgjerojnë aksesin në internet dhe të sigurojnë trajtim “të drejtë” për shtetasit amerikanë të arrestuar.Grupi në fjalë u takua me zyrtarë të Penianit, si pjesë e një “misioni privat humanitar”. Qeveria amerikane e përshkroi vizitën si të padobishme.Richardson e ka vizituar disa herë Korenë e Veriut në të kaluarën, së fundi më dhjetor 2010. Në dy raste, ai ka ndihmuar në sigurimin e lirimit të shtetasve amerikanë të burgosur. Pas vizitës së tij të fundit, rreth 2 vite më parë, ai tha se Peniani ka pranuar të rihapë objektet bërthamore ndaj inspektorëve të Kombeve të Bashkuara, por kjo nuk ndodhi.Të enjten, ish-guvernatori bëri të ditur se mesazhi kryesor i delegacionit ishte se hapja ndaj internetit do t’i sillte përfitime Koresë së Veriut.