Biden:Të vendosur për të frenuar dhunën me armë

Presidenti amerikan Barack Obama është "i vendosur" për të frenuar dhunën  me armë. Ishte kjo deklarata e zëvendëspresidentit Joe Biden në një takim në Washington me përfaqësues të grupeve të viktimave dhe organizatave për sigurinë e armëve.Zëvendës presidenti amerikan Joe Biden tha se çështja e dhunës nga armët kërkon një veprim të menjëhershëm dhe urgjent."Ka një konsensus mjaft të gjerë se disa ligje në fushën e sigurisë së armëve mund dhe duhet të  ndryshohen" tha Biden.Zëvendës presidenti amerikan tha se  së bashku me Presidentin Obama janë të vendosur të marrin masa dhe janë duke shqyrtuar një numër përgjigjesh, përfshirë urdhëra legjislativë dhe ekzekutivë.Ai tha se ai do të takohet, me persona që zotërojnë armë dhe me Shoqatën Kombëtare të Armëve, një lob i fuqishëm që mbështet mbajtjen e armëve, për t'u siguruar që publiku amerikan dhe administrata të marrin mendimin e të dyja partive.Një sulm me armë zjarri në dhjetor, ku u vranë 20 fëmijë dhe 6 të rritur në një shkollë fillore, rindezi debatin e ashpër lidhur me kontrollin e armëve në Shtetet e Bashkuara. Pas masakrës në Connecticut, presidenti Obama caktoi nënpresidenti Biden të udhëheqë përpjekjen, që deri në fund të janarit, të dalin me një numër propozimesh për trajtimin e dhunës nga armët.