Barroso i përgjigjet Berluskonit: Akuzat e tij ndaj BE janë të padrejta

Shefi i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso i është përgjigjur akuzave të mikut të tij të vjetër, Silvio Berlusoni-t,sipas të cilit BE-ja imponon politika të ashpra ndaj shteteve që gjenden nën krizën ekonomike."Është e padrejtë" të akuzojë BE-në përpara publikut për masat e kursimit. Presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso në një konferencë për shtyp të mbajtur në Dublin i është përgjigjur polemikave të ardhura nga Italia dhe në veçanti sulmeve të vazhdueshme nga Silvio Berlusconi. "Vështirësitë vijnë nga borxhet e tepruara të marra nga qeveritë e mëparshme" dhe papërgjegjshmëria e mbikëqyrësve kombëtarë”, u shpreh Barroso.Masat shtrënguese, theksoi do të ishin marrë me ose pa euros, me ose pa Bashkimin Evropian". Rregullimet fiskale, tha ai, "duhen bërë edhe në Britanine e Madhe që nuk është në euro, si dhe në Islandë, që nuk është as në BE.""Ka një mit që BE-ja imponon politika të ashpra, por nuk është e vertete " ka thënë prere Presidenti i Komisionit Evropian, duke pretenduar se është i vetëdijshëm se janë të shumtë ata që i përcjellin këtë opinion publikut."Por kjo është e padrejtë", tha ai, duke argumentuar se reduktimi i zhbalancimeve buxhetore është "i nevojshme për të rikthyer besimin", dhe i domosdoshem për të rimarrë investime "pa të cilat nuk mund të ketë rritje ekonomike.Më tej, shefi i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso deklaroi se i ka thënë mikut të tij të vjetër, Silvio Berlusoni, i cili mund të kandidojë sërish në zgjedhje, që duhet të jetë i ndërgjegjshëm se mbi të gjitha është stabiliteti i Italisë."Kam folur me Berluskonin dje pasdite herët për rëndësinë e të pasurit stabilitet në Itali."Këto ishin mendimet e shprehurave me shumë sinqeritet ndaj Berluskonit, në atë që mund ta quaj një "diskutim personal", shtoi Barroso.Ish kryeministri italian, Berluskoni ka shkaktuar konfuzion ditët e fundit, së pari duke thënë se ai do të kandidojë përsëri për Kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, por më vonë ai e tërhoqi idenë, duke thënë se kjo erdhi pas vendimit të Montit për të kandiduar.