Pakistan, 113 të vdekur nga shpërthimet
Të paktën 113 persona janë vrarë ndërsa shumë të tjerë janë plagosur nga sulmet me bomba të grupeve sektare dhe militantëve e separatistëve në Pakistan.Kjo është përshkruar si dhuna më gjakderdhëse gjatë një dite në Pakistan, në vitet e fundit.Sulmet më vdekjeprurëse ndodhën në Kueta, kryeqytet i provincës jugperëndimore Baloçistan.Më se 80 persona raportohet se janë vrarë gjatë dy shpërthimeve të kordinuara, që në shënjestër kishin pjesëtarët shiitë në një sallë biliardoje.Për këtë sulm përgjegjësinë e ka marrë grupi militant sunit Lashkar-e-Jhangvi.Më herët, të paktëb 11 vetë u vranë nga një shpërthim, që si shënjestër kishte pjesëtarët e forcave të sigurisë në qytetin Kueta.Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi separatist Armata e Bashkuar Baluçe.Ndërsa të paktën 22 persona janë vrarë nga shpërthimi në një tubim religjioz në rajonin Sëat. Për këtë sulm të dyshuar janë talibanët pakistanezë.