Dy zërat e fuqishëm të Eurozonës Juncker&Drahgi japin shpresë për kalimin e krizës

Dy nga zërat më të fuqishëm për ekonominë e Eurozonës kanë dhënë sinjale shprese për këtë vit. Presidenti i Bankës Qëndrore Europiane Mario Dragi e ka cilësuar situatën të përmirësuar, por jo se kriza ka kaluar, pasi ngërci mbetet rritja e cmimit të karburanteve. Ndërsa nga ana tjetër me nota jo shumë pozitive ka folur numri një i eurgrupit, Zhan Klod Janker, i cili ka vënë në duke rritjen drastike të papunësisë."Situata e papunësisë është dramatike, kemi thënë se euro do të balancohet por në vend vijon të rritet papunësia", tha kryetari i Eurogrupit Zhan Klod Junker në Parlamentin e BE-së."Në zonën e euros - vazhdon ai - tejkalohet papunësia në 11%, dhe ne nuk mund të përballojmë atë. Është një një tragjedi që ne po nënvlerësojmë. Për këtë, shtoi ai, "ne duhet të realizojmë poltika me aktive për tregun e punës."Numri një i Eurogroupit, ndërsa vuri në djeni kolegët që kanë një entuziazëm te lehtë, thekson se “2013 ka filluar në një mënyrë të konsiderueshme më mirë se viti i kaluar, 2012 ishte një vit i suksesshëm për zonën e euros. Megjithatë, kohët që jetojmë janë të vështira dhe ne nuk duhet t'i japim publikut përshtypjen se më e keqja është prapa nesh, sepse ka ende gjëra për të bërë."Juncker, në fjalimin e tij në Parlamentin e BE u ankua duke iu referuar takimit të fundit gjatë të cilit udhëheqësit evropianë kanë bërë vërejtje kontradiktore në hartën rrugore të tërhequr nga Mario Draghi (BQE), Herman Van Rompuj (Këshilli i Evropës) dhe José Manuel Barroso (Komisioni Evropian) në përmirësimin e qeverisjes.Kreu i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi u bëri thirrje vendeve të Eurozonës të vazhdojnë në rrugën e tyre të reformave dhe të mos mendojnë se kriza është lënë pas krahëve.Megjithatë, në konferencën e parë për mediat për 2013-ën, kreu i BQE-së shtoi se situata është përmirësuar, më e keqja ka kaluar dhe se inflacioni përllogaritet të jetë nën 2 përqind për këtë vit. I vetmi rrezik për rritjen e tij, shtoi Draghi, është cmimi i karburanteve."Qeveritë e Eurozonës duhet të vazhdojnë me reformat, sidomos me ato në tregun e punës dhe atë të shërbimeve që ekonomia të jetë sa më kompetitive e Prodhimet e Brendshme Bruto të rriten", tha ai. Por gjoithahstu gjatë konferecën dragu preëznroi edhe rinovimin e euro 11 vjet pasi zbarkoi në kontinentin e vjeter. Në muzeun arkologjik të frankurtit, prersdienti I BQE, Mario dragi prezantoi prerjen e re 5 euroshe.Kartëmonedhat e reja mbarin një portret holografik të "Evropës", një figurë e mitologjisë greke nga i cili kontinentin i vjetër ka marrë edhe emrin. Kartëmonedha e re 5 euroshe do të hyjë në xhepat e qytetarëve të zonës së euros në maj të vitit të ardhshëm.