Siria, Brahimi: Assad e humbi shansin për të zgjidhur krizën
I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe, Lakhdar Brahimi ka deklaruar se me fjalimin e tij të fundit, presidenti sirian humbi shansin për ta zgjidhur krizën në Siri.Brahimi pranoi se qëndrimet aktuale të qeverisë dhe opozitës siriane dëshmojnë se nuk ekziston një proces politik. Brahimi deklaroi se do të përqendrohej në sheshimin e dallimeve mes aktorëve kryesorë të huaj dhe do të punojë që sirianët të pranojnë vetëm një zgjidhje politike.Ai konfirmoi se Assad i kishte thënë atij, gjatë takimit të fundit më 24 dhjetor, për rikandidimin në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit 2014 në Siri.Ndërkohë nesër Brahimi do të takohet me përfaqësuesit e SHBA-ve dhe Rusisë në Gjenevë, në përpjekje për të çuar përpara planin e paqes, të hartuar nga grupi i veprimit për Sirinë.