300 ditë qeverisje sipas Berishës: Dështim. Meta të dorëhiqet. Mafia do të marrë KLD-në

Tiranë -Për ish-kryeministrin Sali Berisha 300 ditët e para të qeverisë Rama-Meta ishin një dështim dhe devijim total nga premtimet e fushatës elektorale dhe programit qeverisës. Në një konferencë të gjatë për shtyp, Berisha i sugjeroi kreut të Kuvendit Meta të japë dorëheqjen nga posti dhe të përballet me akuzat që i bën çdo ditë kryeministri Rama."300 ditët ishin ditët e shoë-t, të sukseseve imagjinare. Për shqiptarët këto ishin 300 ditët me të cilat ata sipas të dhënave zyrtare u bënë më të pa sigurt, më të varfër se 300 ditë më parë, më të papunë se 300 ditë më parë. Kurrë ndonjëherë në historinë e një vendi institucionet e tij nuk janë pushtuar si kësaj radhe nga delinkuente, malavita, trafikantrë, vrarës, përdhunues, pengmarrës.Kryetari i Kuvendit shqiptar është njëkohëssht kryeskllavi i kësaj mazhorance dhe se dosjen që e ka dërguar Edi Rama, Ilir Meta duhet urgjentisht të kërkojë shqyrtimin e saj nga ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë dhe jo të rrijë, të bëjë një lolo në kurriz të një populli të tërë dhe vendi të tërë. Por për KLD ka një raport ndërkombëtar. GRECO është i cituar dhe në G8 nga njerëzit më kryesor të botës për kredibilitetinë,rëndësinë dhe peshën që ai ka në luftën kundër korrupsionit në Europë.Duan mafian, duan ta marrë mafia. Pyesni Prokurorët, cilët janë zyrtarët që ekzistojnë, ofiqarët shumë të lartë në “grupin e Mamurrasit”, shkoni pyesni, ua japin ata, kilometrat e telefonatave me kë i kanë ata? Natyrisht Ministri mbron interesat e mafias qeveritare”. Deklarata e Berishës para mediave:“Aleanca e qelbësirave” - Këtë etikë e zgjodhën ata në ditën e themelimit të aleancës me ideologët, me analistët e tyre. Kjo nuk është origjinale e imja.Për qeverinë që doli para mediave, 300 ditët ishin ditët e show, të suksesve imagjinare, për shqiptarët ata, sipas të dhënave zyrtare, u bënë më të varfër se 300 ditë më parë, më të papunë se 300 ditë më parë.Përveç këtyre, këto 300 ditë, në piedestalin e institucioneve shtetërore u ngjit mafia dhe kleptokracia.Kurrë në historinë e një vendi, institucionet e një vendi nuk janë pushtuar nga malavita, përdhunues, pengmarrës. Por le të fillojmë t’u referohemi fakteve.Nga arena në arenë, nga tatimi në tatim, Edvin Kristaq Rama, u premtonte shqiptarëve, rrogën e 13 dhe pensionistëve, pensionin e 13-të dhe kjo, jo vetëm që s’u dhanë, por iu hoq edhe gjeli i detit, shpërblimi i fundvitit.34 mijë vetë humbën punën, por Kryeministrit shqiptar i pjell mushka!Afërsisht 34 mijë qytetarë kanë humbur vendet e punës, mirëpo, Kryeministrit shqiptar, më falni për shprehjen, i pjell mushka. Po. Ka ndodhur gjatë diktaturës, na thonë nga Llakatundi, se drejtori çon një dispaç në Ministri të Bujqësisë të njoftojë se këtu kanë filluar të na pjellin mushkat. Dhe ajo mori një eko në atë hapësitrë të vdekur mbarëshqiptare.Kryeministri njoftoi dje se në bordero janë 47 mijë 355.5 rrogëtarë më shumë - e ndau përgjysëm një forcë pune - një mashtrim i paskrupullt.Pastaj duhet të pranojmë se rritja e papunësisë në statistika, që bazohen në anketën e forcave të punës, duhet të besojmë se rritja e papunësisë shtohet me rritjen e punësimit, pra, një mashtrim, se njeriu që nuk ka asnjë koncep, mund t’ia lejojë vetes këto. PMe keqardhje duhet të them se Shqipëria u zhyt në recension. Ju kërkoj të merrni statistikën e Gjergjit të Edvinit. Gjergji i Edvinit ka bërë një skandal të paimagjinueshëm. Rritjen nominale tregues për tregues, tremujor për tremujor, janë negative, ç’ka do të thotë se rritja nominale është negative. Gjergji i Ramës - megamashtrim me statistikat, rritja ekonomike fiktive, jo realeMe keqardhje mund tu them se Shqipëria u zhyt në reçesion. Kërkoj nga ju të merrni statistikën e Gjergjit dhe Edvinit. Gjergji i Edvinit me porosi të tij që duhet të nxirrte rritjen patjetër pozitive ka bërë një skandal të paimagjinueshëm në rritjen nominale të gjithë treguesit janë negativë.Rritja nominale mbart çmimin siç është pa inflacionin, PBB është kjo, po nuk është realja është fiktive. Megjithatë edhe kjo i del negative atij dhe kjo është shumë e rëndë. Rritja nominale tremujor për tremujor u del negative nuk kanë mundur të mashtrojnë. Tani duan rritje pozitive, kanë nxjerrë rritjen reale 1.7, që mund të ndodhë vetëm në rast se këtu do të ishte bërë deti naftë, por kjo s’ka ndodhur. Nafta është bërë Koço për të bërë naftë, por tjetër gjë nuk kemi.Ky është një megamashtrim. Po në historikun e INSTAT keni se rritja reale në një tremujor zbriti në 0.2%, rritja nominale 2.2%, por kjo ska vlerë sepse ka brenda çmimin e rritur nga inflacioni. Është e dhimbshme, fshehin një nga zhvillimet më dramatike për kurrizin e shqiptarëve. Këta thonë se kanë përmirësuar të adhurat. Kam çdoganimet e mallrave të forta, në 6 mujorin e parë kanë çdoganuar 400 ton kafe më pak, karburante të importuara 7500 ton më shumë, prodhim vendi 16 000 ton më pak se në 2013. I pin Koçoja, është bajlozi i naftës. Në total janë më pak. Pije energjitike 60% më pak se në 2013.Berisha fton: Më ndiqni LIVESot, Berisha ka njoftuar dhe njëherësh ka hedhur ftesën në publik se "në ora 13:30 do të dal para mediave për 300 ditët e "aleancës së qelbësirave". Cilido që të dëshirojë, mund të më ndjek live!"Oranews.tv