Lungo Mare, vlonjatët kundërshtojnë projektin belg: Nuk zgjidh trafikun
Vlorë – Në Vlorë është prezantuar sot, para grupeve të interesuara, firma belge “Xaveer De Geyter Architects (XDGA)” si fituese e fazës së parë të studimit për shëtitoren e bregdetit të Vlorës nga porti deri tek tuneli.Në takim merrnin pjesë, grupe e interesuara, si Dhoma e Tregtisë, ndërtues dhe arkitektë, inxhinierë vendas.Në projektin belg parashikohet ndërtimi i fushave të sportit, moleve të vegjël dhe mbjellja e pishave, ndërsa në rrugën ekzistuese Çamëria vetëm një përmirësim dhe jo zgjerim i saj. Po ashtu, në afërsi të ish-Kompleksit Jon, parashikohet një mol mjetesh lundruese.Por, ky projekt u kundërshtua nga pjesëmarrësit, sepse, sipas ndërtuesve dhe arkitekëteve, nuk i jepet rrugëzgjidhje trafikut, dëmton bizneset, pishat nuk janë drurët idealë, rruga nuk zgjerohet etj.Projekti është i ndarë në tre faza punimesh. Projekti i fazës së parë të rehabilitimit të zonës do të prezantohet në fund të nëntorit.Më pas, do të rishihet projekti dytë i Portit, ku në bashkëpunim me italianët, do të rehabilitoehet porti.Ndërsa, faza e tretë e projektit, që do të zhvillohet më vonë, parashikon ndërhyrjen në plazhin e vjetër.Sipas firmës belge, trafiku do të rregullohet me “by pass”, ndërsa zona detare është projektuar me pak parkime, pa ndalesa automjetesh dhe do të jetë shëtitore e gjelbëruar me pisha, kinema, fusha sporti dhe stola, ndërsa baza trotuareve do të jetë me gurë lumi të shtuar në beton, kurse stolat prej guri.Oranews.tv


