Mbyllen 2 tregjet ushqimorë të Tiranës nga prefekti Vorpsi, firmos edhe Bozdo
Tiranë - Prefekti i Tiranës Sadi Vorpsi ka mbyllur dy tregjet “historike” të Tiranës, tregun tek ish-Uzina Dinamo dhe tregun tek Ish-Shkolla Teknologjike me emrin “Hamdi Pepa”.Një komision prej 9 vetësh, kryesuar nga Prefekti i Tiranës Sadi Vorpsi, ka firmosur mbylljen e tregjeve. Anëtari i dytë i Komisionit ishte edhe N/Kryetari i Bashkisë, Enno Bozdo, që po ashtu ka vendosur firmën.Vetë Prefekti Vorpsi , pak para së të vendoste firmën, ka sqaruar arsyet e marrjes së këtij vendimi para inspektorëve.“Nga kontrolli i ushtruar pranë tregjeve të Ish-Uzinës Dinamo, por edhe në tregun e rrugës Hamdi Pepa,” – tha ai, - “gjendja është e papranueshme duke sjellë një sërë problematikash për cilësinë e shëndetit të qytetarëve.Është vënë re se shitja në dyqane realizohet me mangësi të theksuara në struktura, shitja bëhet në ambiente të hapura, ka mungesë të theksuar shoqëruese të produkteve ushqimore, mungesë totale të kushteve higjieno-sanitare.Në tregun “Hamdi Pepa” shumica e objekteve janë kioska shitjeje të cilat nuk realizojnë kushtet minimale për tregtim të produkteve ushqimore, të cilat mund të sjellin ndotje dhe epidemi të ndryshme për qytetarët, por edhe paralizojnë segmente kryesore të qarkullimit të transportit publik dhe urgjencave të kryeqytetit.Shumë shpesh në këto tregje lulëzon shkelja e ligjshmërisë fiskale të cilat janë një sfidë e hapur e punës së Institucioneve të administratës shtetërore.Për të gjithë këto parregullsi e për të vendosur standardet bashkëkohore që meritojmë të gjithë së bashku si përfaqësues të qeverisë vendore e qendrore, por mbi të gjitha si qytetarë të thjeshtë, jam dakord me propozimet tuaja për të dalë sot nga kjo mbledhje me një vendim të përbashkët për mbylljen e këtyre tregjeve,” ka theksuar ai. ar.sh/Oranews.tv