Lezhë, veteranët përkujtojnë dy ngjarje, aktivitet për 70 vjetorin e çlirimit
Lezhë- Veteranë të luftës, pasardhës të tyre, familjet e dëshmorëve dhe autoritete vendore në Lezhë kanë përkujtuar 71 vjetorin e krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë nacional çlirimtare dhe 57 vjetorin e themelimit të organizatës së veteranëve.Ky takim ka marrë vëmendje të veçantë përshkak se kremtohet edhe në kuadër të 70 vjetorit të clirimit të vendit, për të cilën të pranishmit kanë kërkuar qe edhe në Lezhë të ketë manifestime përkujtimore.Keto dy ngjarje janë konsideruar si data historike për popullin shqiptar, krenaria e të cilave duhet të jetë obligim për të vijuar në rrugën e nisur. Në këtë përvjetor të krijimit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë nacional çlirimtare është promovuar edhe libri “Lezha” në luftë për liri me autor Bekim Arapin.