Rama: Gjin Gjoni është fenomenal në Europë, ja ç’pyetje më bëri Merkel
Tiranë – Kreu i Qeverisë Edi Rama e ka konsideruar si “fenomenal”, rastin e anëtarit të KLD-së Gjin Gjoni, pasi emri i tij njihet që “nga Europa në NATO dhe nga NATO në Europë”, duke iu referuar kështu gjyqtarit që është akuzuar fort nga mazhoranca për pasurinë e tij mbi 2 milionë euro.“Po e them copë,”- tha Rama sot në konferencën e 300 ditëve, ku argumentoi pse duhej reforma në drejtësi, - “ sepse jam ndier i tmerruar kur kam përballë zyrtarët më të lartë të vendeve të tjera që e përmendin si emër.Ç’arsye ka një zyrtar i lartë të dijë emrin Gjin Gjoni në anglisht? Dhe ç’arsye ka një aleancë e tërë, që shtrihet nga Europa në NATO dhe nga NATO në Europë që të dijë që është një Gjin Gjoni dhe ta shtrojnë këtë problem me të gjitha autoritetet që takojnë.Duke rrëfyer një bisedë kokë më kokë që ka pasur me kancelaren gjermane Merkel, pak para marrjes së statusit, Rama rrëfeu:“Merkel, duke më parë në sy më tha: Më shiko në sy dhe me po të njejtën ndershmëri dhe kurajo që më fole pse gabuam kur nuk e dhamë statusin në dhjetor, m’u përgjigj kësaj pyetjeje: A mund të më thuash që me atë sistem drejtësie që keni, me ato gjykata që keni ju, me atë nivel korrupsioni që keni ju në gjyqësor, mund të bëheni ndonjëhër vend i Bashkimit Europian?”Sigurisht që përgjigja është jo, por përtej përgjigjes jo që mund të ishte e thjeshtë aty për aty, mbetet tek unë shija e turpit. Shija e turpit që ka normalisht e gjithë shoqëria përballë kujtdo, shija e turpit që nuk ia kanë lejuar vetes shqiptarët, kur respektonin Kanunin.Dhe kur dikush shkelte ligjin, mblidheshin në mes të fshatit dhe e dënonin e nuk bënte vaki që dikush që shkelte ligjin, t’i bënte karshillëk gjithë fshatit dhe fshati ta pranonte shkeljen e ligjit si të ishte diçka normale. E pra, atë që shqiptarët nuk ia kanë lejuar vetes, kur kishin Kanun dhe e përcillnin në mënyrë gojore brez pas brezi, si mund t’ia lejojmë ne vetes?!Si mund t’ia lejojmë ne vetes, përpjekjet e atyre që sot nuk jetojmë më, që nga Skënderbeu e deri tek martirët e komunizmit, që punuan e shkruan, një histori të tërë që na bëri ne të ndihemi europianë e të kërkojmë Europën në vitin ’90? Si mund t’i tradhtojmë ne të gjitha këto duke pranuar ... Gjin Gjonin?!Po e them copë, sepse jam ndier i tmerruar kur kam përballë zyrtarët më të lartë të vendeve të tjera që e përmendin si emër? Ç’arsye ka një zyrtar i lartë të dijë emrin Gjin Gjoni në anglisht? Dhe ç’arsye ka një aleancë e tërë, që shtrihet nga Europa në NATO dhe nga NATO në Europë që të dijë që është një Gjin Gjoni dhe ta shtrojnë këtë problem me të gjitha autoritetet që takojnë.Unë s’kam asnjë gjë me këtë person dhe nuk është personale, se të ishte do ishte 1/100 e së keqes, por është fenomenale. Dhe në këtë vend ku ka shumë martirë, që s’janë vënë në vendin e tyre, Gjin Gjoni bën martirin, se po e luftojnë për arsye politike. Është fenomenale. Dhe është vetëm një nga mijëra raste, që ne nuk i dimë dhe pastaj na sjellin pasoja vdekjen në rrugë të njerëzve të pafajshëm,”- theksoi ai.ar.sh/Oranews.tv