Cërrik, Topi: S’integrohemi me këtë parlament, asnjë politikan i inkriminuar nuk është dënuar
Kreu i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj force në Cërrik. Topi e ka quajtur të pashpresë situatën në parlamentin shqiptar e që sipas tij është me i dobët i parë ndonjëherë në historinë e Shqiperisë, pasi sipas tij në të gjenden kriminele e vrasës, por nuk mungojne as te korruptuarit.“Ata që kanë 20 e ca vjet në politik vetëm degjenrojnë psiqikisht. Në rast se është drama e tyre personale nuk kanë pse ta transmetojnë nëprmjet medias në familjet shqiptare. Cfarë modeli japin për të rinjtë, fëmijët dhe nga krahu tjetër ka vetëm njerëz që zgërdhehen dhe prakitikisht nuk japin asnjë shans. Në rast se ne do vazhdojmë me këta njerës që i njohim shumë mirë se kush janë se është vendi I vogël, unë shoh një të ardhme shumë pesimiste të institucioneve”, tha Topi.Topi ka komentuar edhe konfliktin mes KLD-se dhe Min se Drejtesise, që e ka cilësuar pasojë, pasi institucionet sipas tij janë të marra peng. Kjo drejtesi ka kreu I FRD, nuk ben drejtesi perderisa asnje nga keta politikane te inkriminuar nuka kane dale perpara drejtesise.“Mos kujtoni se njerëzit po flasin për çështje parimore , jo, dikush kërkon të kontrollojë drejtësinë, dikush tjetër kërkon të ketë edhe kontrollin e vet, përderisa kjo është një drejtësi që nuk jep drejtësi”, u shpreh Topi.Deklaratat e Bamir Topit, u bënë nga cerriku ku kryetari I FRD-së zhvilloi nje takim me strukturat.