Vlorë, arrestohet nje tjetër bashkëpunëtor i dhunuesve të taksistit, vidhnin mjete

Vlorë- Arrestohet një tjetër bashkëpunëtor i dy autorëve të dhunimit dhe vjedhjes së taksistit në Vlorë, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër.Serri Cobo, 33 vjeç banues në Mifol, Vlorë u arrestua gjatë ditës së sotme, ndërsa u shpall në kërkim edhe shtetasi B. C i cili kërkohet edhe për vepra të tjera penale.Këta dy shtetas në bashkëpunim me Klajdi Kurtin dhe Alfred Dokun të cilët u arrestuan dje kanë kryer edhe 3 vjedhje motorash në qytetin e Sarandës dhe fshatin Borsh, një më datë 10.07.2014 dhe 2 të tjerë gjatë muajit Qershor 2014.motoret 1Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar edhe 3 motorrat e vjedhur si dhe automjeti tip Mercedes-Benz i cili u braktis nga autorët aksidentuar gjatë ndjekjes së policisë.motoretMaterialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja” e kryer më shumë se një herë e kryer në bashkëpunim parashikuar.