Gjirokastra rrezikon UNESKO-n. Mungojnë investimet e restaurimet, ndërhyrje dëmtuese

"Gjirokastra rrezikon të dalë nga UNESKO". Në prag të 9 vjetorit të hyrjes së saj në UNESKO, qyteti i gurtë përveç arritjeve përballet ende edhe me sfida.Kështu pohojnë drejtues të Organizatave të trashëgimisë kulturore që prej vitesh operojnë në Gjirokastër.Sadi Petrela, një nga personat që ka mundësuar edhe restaurimin e 4 shtëpive Muze, pjesë e traditës gjirokastrite, shprehet për Ora News se ndërtimet pa leje, mungesa e investimeve, restaurimeve apo ndërhyrjet e dëmshme janë disa prej arsyeve që rrezikojnë vazhdimësinë e qytetit në listën e trashëgimisë botërore.Në korrik 2005 Gjirokastra u bë pjesë e UNESKO-s, si një qytet me vlera të veçanta arkitekturore.Sipas specialistëve të turizmit numri i turistëve që vizitojnë qytetin e gurtë ka shënuar rritje pas hyrjes në listën e pasurive të trashëgimisë botërore.