Vijon masakra e pyjeve në veri, në 24 orë sekuestrohen 4 kamionë me dru kontrabandë

Shkodër- Prerja e paligjshme e pyjeve është një nga shqetësimet kryesore për sezonin veror, përfshirë edhe rastet e zjarreve të cilat janë kërcënimi serioz i kurorës së gjelbërt.Prej muajsh në veriun e vendit kanë nisur aksionet e Ndërmarrjes pyjore, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit 4 automjete me lëndë drusore kontrabandë janë sekuestruar nga policia pyjore në rrethin e Malësisë së Madhe.Lënda drusore është prerë në kurorën e gjelbërt të kësaj zone dhe pas plotësimit të procesverbalit, është bërë sekuestrimi i tyre.Drejtori i pyjores në Malësi të Madhe, Ilir Sokoli, thotë se aksionet do të jenë të vazhdueshme, duke ndëshkuar çdo qytetar që prek masivet pyjore në mënyrë të paligjshme.Për shefin e policisë pyjore, Artur Kçira, kjo periudhë ka qenë mjaft pozitive ku jane sekuestruar sasi te konsiderueshme lëndësh drusore të prera në mënyrë të paligjshme në pyjet e Malësisë së Madhe dhe Pukës.Aktualisht qarku i Shkodrës renditet ndër të parët në vend, sa i përket sipërfaqeve pyjore dhe vëmendja më e madhe është përqëndruar për ruajtjen e tyre nga zjarret dhe prerjet e paligjshme, që janë shqetësimi i momentit.