Peqin, shkon për të blerë ilaçe për bashkëshortin, e moshuara përplaset për vdekje. Ikën shoferi, viktima 2 orë në rrugë

Peqin- Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar ne aksin Elbasan-Peqin në fshatin Bishqem. Shtetesja Hurma Salla rreth te 70 -ve është përplasur për vdekje nga nje automjet, i cili është larguar menjëherë nga vendi i aksidentit.Sipas deshmitarëve në vendgjarje, gruaja ka qenë anës rrugës, ndërsa është goditur nga një automjet tip “Wolsvagen” ngjyrë të bardhë, që e ka tërhequr zvarrë për rreth 15 metra.70-vjeçarja, nene e 8 femijëve, gjendej në rrugë pasi ishte nisur për në farmaci të merrte ilaçet për bashkëshortin, të cilat sigurisht nuk mundi t'ia dërgonte.Trupi i pajetë ka qëndruar rreth 2 orë në rrugë, çka ka sjellë dhe indinjatën e familjarëve.Ndërkohë policia nga ana e saj po vijon hetimet për të gjetur autorin e aksidentit dhe vënien e tij para drejtësisë.