Nuland: SHBA do një qeveri kushtetuese, të ligjshme e transparente për Kosovën
Kosovë- Kosova gjendet në një moment tepër të rëndësishëm demokratik, spektakolar, por edhe sfidues, kur pas zgjedhjeve të lira e të drejta i duhet ta krijojë Qeverinë e re në mënyrë kushtetuese.Kështu ka deklaruar Victoria Nuland, ndihmëssekretare e Shtetit e SHBA-së për Evropë dhe Azi,në një intervistë ekskluzive për “Kohën Ditore”.Ndërsa ka komentuar situatën aktuale politike në Kosovë, Nuland shprehu bindjen se liderët kosovarë,një pjesë e të cilëve edhe i ka takuar, do ta përdorin këtë moment me mençuri për t’i dhënë vendit një Qeveri të re, në mënyrë transparente dhe në përputhje me ligjet e vendit.SHBA-ja, tha ajo, pret të shohë një rezultat ku dialogu do të vazhdojë. Ndërsa insistoi se nuk i takon SHBA-së të përcaktojë mënyrën se si të arrihet përmbyllja e procesit zgjedhor, ndihmëssekretarja Nuland tregoi qartë se çka pret nga procesi politik në vend.Në intervistë ajo ka folur edhe për perspektivën ekonomike dhe atë të energjisë në Kosovë dhe rajon, për nevojën e luftimit të korrupsionit, si dhe përballjen me sfidën e ekstremizmit fetar.