S’ka marrëveshje mes Bllokut opozitar dhe VV-së, por Haradinaj optimist

Kosovë-Takimi i sotëm mes Bllokut opozitar LDK, AAK dhe NISMA ka rrezultuar pa marrëveshje me Vetëvendosjen.Lideri i VV-së, Albin Kurti ka thënë se ndonëse kishte përafrim të qëndrimeve ato nuk rezultuan me marrëveshje. Ai ka thënë se pritet që gjatë ditës të ketë takime sërish në mënyrë që të mund të pajtohen për arrijen e një marrëveshjeje."Sot e patëm takimin e radhës dhe mund të them që përafrimet e mëhershme nuk kanë avancime të mëtutjeshme dhe ekziston një shpërputhje midis dakordimeve verbale deklarative në takimet më herët dhe gatishmërisë për t’i vënë këto në letër si tekst të shkruar dhe për t’i nënshkruar në fund.Pra, mund të them që ka ngecje sa i përket përafrimeve të mëtutjeshme, të cilat do të mund të shpien në një marrëveshje dhe nuk ka marrëveshje me koalicionin LDK-AAK-Nisma ende.Përderisa e kemi këtë situatë, Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk mund ta votojë dhe nuk do ta votojë propozimin, procesverbalin në Kuvendin e Republikës, në seancën konstituive të së enjtes, përkitazi me kryeparlamentarin.Pra, së pari ne duam një marrëveshje të plotë dhe së dyti vetëm kur realizohet kjo marrëveshje e plotë ne do të mund të kalojmë tek votimet e deputetëve tanë në Kuvendin e Republikës, përkatësisht në seancën konstituive. Pra, sa i përket përafrimeve ka ngecje dhe rrjedhimisht nuk ka marrëveshje.Do të ketë edhe një takim tjetër por tash për tash kjo është situata. Besoj që në këtë gjendje jemi për shkak të shpërputhjes midis deklarimeve dhe dakordimeve verbale në takimet e mëhershme dhe në anën tjetër marrëveshjet si tekst i shkruar për të cilat kanë ngecur përafrimet" deklaroi Kurti pas takimit.Ndërsa lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj shpreson në një marrëveshje gjatë ditës së sotme ose ditëve në vijim./ZERI/