VIDEOLAJM/ Berisha zbulon: Shiheni, ja si e urdhëroi Rama goditjen e Strazimirit
Tiranë - Partia Demokratike ka ndjekur dhe filmuar lëvizjet e Kryeministrit Rama gjatë seancës parlamentare, në të cilën sipas saj, u urdhërua goditja e deputetit demokrat Genti Strazimiri.Vetë ish-Kryeministri Berisha ka publikuar video-lajmin për të demaskuar, Ramën, si organizatorin dhe urdhëruesin e sulmit fizik mbi Strazimin.Ç’ka bën përshtypje është fakti se Berisha tashmë nuk po mjaftohet vetëm me akuza të mbështetura në dëshmi dhe dokumenta, por edhe në filmime të posaçme.Ja çfarë shkruan Berisha sot në Fb, duke dhënë që në krye, linkun e videos."Te dashur miq, kreut te aleances se qelbesirave apo krimit, neo-bllokmenit Edvin Kristaq Rama, kamerat ne Parlament i heqin masken dhe i nxjerrin fytyren e tij te vertete prej krimineli.Keshtu, video qe keni ne linkun e mesiperm fakton se neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama eshte organizatori dhe urdherdhenesi direkt i sulmit fizik te deputetit te PD Gent Strazimiri nga fallangat e krimit te tij ne Parlament. Kjo video fakton se pasi Strazimiri denoncoi ne fjalen e tij Ramen per futjen ne Parlament te 19 deputeteve te akuzuar apo denuar per vrasje, pengmarrje, perdhunime e trafiqe, Rama i dergon jo rastesisht mesazh dhe nga vendi i ben shenja deputetes Olta Xhaçka te lexoje mesazhin e tij. Deputetja Xhaçka, konfidente familjare e Edvin dhe Olsi Rames, por dhe ish nusja e Shemsije Kadrijes qe ka ndertuar vilen tre kateshe me parate e vjedhura te kompanise Gjallica, pas leximit te mesazhit te Rames zbaton porosine e tij. Ndrikull Xhaçka, ne nje akt qe nuk ka ndodhur kurre ne 23 vite ne Parlament (pasi nuk e lejon rregullorja) ngrihet dhe nga vendi kerkon fjalen dhe pyet deputetin Strazimiri, pasi kishte mbaruar fjalen dhe ishte ulur ne vendin e tij, se cilet jane sipas tij emrat e deputeteve te inkriminuar. Ne te vertete emrat e tyre jane bere te njohur me dhjetra here ne Parlament, por Rama, si kreu i meduzes se krimit dhe mafies, donte me çdo kusht te personalizonte konfliktin e vrasesve, trafikantve, pengmarresve,perdhunuesve te tij ne Parlament me Strazimirin qe i perplasi ne surrat lidhjet e tij me krimin.Ne video duket qarte se pas pergjigjes se Strazimirit, Rama urdheron disa nga fallangat e krimit te grupit te tij te akuzuar per vrasje, rrembim personash, trafik prostitucioni, si Ndreu, Ndoka, Frroku etj, te zbatojne skenarin e sulmit fizik ndaj deputetit Strazimiri te cilin, pasi Ndreu e kercenon me jete ne Parlament se bashku me Ndoken e denuar per rrembim personi dhe shfrytezim prostitucioni, e sulmuan fizikisht ne korridoret e Parlamentit.Qytetare dhe demokrate, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama, kreu i meduzes se aleances se krimit, njeriu qe ka shnderruar Parlamentin ne strofull kriminielesh, vrasesish, pengmarresish do me çdo kusht te pergjake Parlamentin per te vrare lirine e fjales. Vetem levizja "Rama IK" do te shpetoje fjalen e lire te opozites nga neo-bllokmeni Edvin Rama dhe bandat e tij te krimit ne Parlamentin shqiptar"armanda shtembari/Oranews.tv 