Incidentet, Basha informon Ambasadorët: S’do ndalemi së denoncuari pushtetin e oligarkëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2014, 10:45
Tiranë – Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ambasadorët e akredituar në vendit, menjëherë pasi i ka dorëzuar sot, Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, dy kallëzime penale.Dy kallëzimet penale në mbrojtje te Strazimirit dhe VorpsitMenjëherë pas takimit me ambasadorët, Basha deklaroi se dyshja Rama-Meta duan të shndërrojnë Shqipërinë në një treg të pakicës mafioze dhe oligarkie.Kreu i opozitës tha se vuri në dijeni ambasadorët për “vendimin dhe vendosshëmërinë e PD-së, të opozitës, krahë për krahë me qytetarët e lirë për të qëndruar në mbrojtje të vlerave dhe demokracisë".Fjala e plotë e Lulzim Bashës"Vumë në dijeni ambasadorët për vendimin dhe vendosshëmërinë tonë, te PD-së, të opozitës, krahë për krahë me qytetarët e lirë për të qëndruar në mbrojtje të vlerave dhe demokracisë, në mborjtje të fjalësnë mbrojtje të fjalës së lirë dhe trasparencës së plotët të lidhjeve të errta dhe kriminale të cilat kanë marrë dhe po marrin peng jo thjeshtë axhendën e një shumice, por kërkojnë të marrin peng dhe të shndërrojnë Shqipërinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë në një treg të pakicës mafioze dhe oligarkike. Ne po shterojmë të gjitha opsionet demokratike. Sot kemi dorëzuar në Prokurori të gjitha kallëzimet tona, duke shpresuar se kjo provë e rendësishme për funksionimin e institucioneve do të kalojë me sukses, por nuk do të bëjmë asnjë gabim, duhet të kuptojmë se në këto 10 muaj, ato që për vëzhguesit e pakudesshëm mund të duken si ngjarje të veçanta, lidhen të gjitha në një kornizë veprimi e cila ka për qellim, një kornizë veprimi që është hartuar dhe dirigjohet nga dyshja Rama-Meta dhe ka për qëllim të shndërroj demokracinë në oligarkinë. Shrehjen e vullnetit të lirë për programe të ndryshme zhvillimi nga forca politke me shitblerjen e votës, zëvendësimin e strukturave të pavarura, apo ligjore të shtetit me klientelën politike. Zëvëndësimin e demokracisë në oligarkinë e mafias. PD është në krye të kësaj beteje dhe do t’i prijë kësaj beteje jo me sens llogarish politike por me sens misionar të demokracisë dhe lirisë, me të cilin është krijaur dhe do vazhdojë për Shqipërinë europiane", tha Basha.Kallëzimet penale ishin për deputetët socialistë, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, të akuzuar se dhunuan deputetin demokrat Genti Strazimirin dhe një tjetër, më vete, për deputetin Ndoka, që akuzohet se ka kërcënuar edhe zëdhënësen e PD-së, Laura Vorpsin.Pas takimit që u zhvillua në Prokurori, ku Basha ishte i shoqëruar me deputetët Arben Ristani dhe Eduard Halimi dhe qëndroi mbi 30 minuta, për mediat u prononcua ky i fundit, ish-Ministri i Drejtësisë.Halimi tha:“Sot depozituam në Prokurori, dy kallëzime penale për dhunën e ushtruar në parlament nga deputetët Ndoka dhe Ndreu ndaj sekretarit të grupit të PD-së, Genti Strazimirit si dhe kallëzimin penal ndaj Arben Ndokës, që ka kërcënuar zëdhënësen Vorpsi.Diskutuam edhe kërkuam prej tij hapa të shpejtë dhe efikasë,"- theksoi Halimi, - “që të fillojë sa më shpejt hetimi ndaj agresorëve dhe institucionet në Shqipëri të funksionojnë. Është ekzistenciale, funksionimi i institucioneve të pavarura, me qëllim që demokracia të jetë funksionale dhe të sundojë ligji dhe jo dhuna, arbitrariteti, mbyllja e gojës ë opozitës,”- përfundoi deputeti.Ndërkohë në prokurorinë e përgjithshme është dhe një kallëzim tjetër i PD, ku protagonist është po deputeti Srazimiri. Disa muaj më parë ai u konfrontua me deputetin socialist Armando Prenga në korridoret e Kryesisë së Kuvendit. Por kur kanë kaluar gati dy muaj ajo dosje është ende pezull, në Prokurorinë e Përgjithshme.Takimi vjen pak ditë pasi opozita denoncoi në Kuvend dhe më pas, edhe nga selia e saj, deputetë të grupit parlamentar të PS-së si të inkriminuar.Këto deklarata shkaktuan edhe incidentit ndërmjet deputetit demokrat Genti Strazimiri dhe deputetët e socialistë Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu. ar.sh/Oranews.tv

Kallzimi penal për rastin Strazimiri
Kallzimi penal për rastin e kërcënimit të Laura Vorpsit