Qeveria raporton LIVE, 300 ditë arritje, prioriteti: Pa reformën në drejtësi, BE nuk hap negociatat

Tiranë - Sot, Qeveria “Rama” ka publikojë direkt para mediave, frytet e punës së saj të 300 ditëve. Organizuar në Teatrin e Operas dhe Baletit, ashtu si dhe takimet e fushatës elektorale të PS-së një vit më parë, prezantimi nisi nga Zv.Kryeministri Niko Peleshi, i cili theksoi se kjo nuk është një paradë suksesesh, por një falenderim për qytetarët që na mbështetën në realizimin e projekteve.Kryeministri Rama bëri një përmbledhje të asaj situate, ku e la dhe e shpuri vendin, duke i mëshuar më së shumti marrëdhënieve të reja me opozitën dhe atyre me 3 institucione të pavarura: Presidencën, Prokurorinë e Përgjithshme dhe KLD-në.Në raportimet e ministrave, ra në sy raportimi i Ministres së Integrimit, Klajda Gjosha, e cila theksoi se marrja e statusit kandidat ishte një arritje e madhe, por tashmë duhen përmbushur 5 prioritetet, që të hapen negociatat për anëtarësim në BE dhe ndër to, prioriteti i parë është reforma në drejtësi, pa të cilën nuk ka hapje negociatash nga BE-ja.Po ashtu, lidhur me drejtësinë, ministri Çuçi deklaroi se janë kallëzuar në Prokurori për korrupsion, 357 zyrtarë, ndërmjet tyre, 25 të lartë dhe një ministër, ndërsa ministri Celibashi bëri të ditur se janë miratuar 109 ligje, nga të cilat 106 të propozuara nga Qeveria.Ora 13:15  Kryeministri Rama: Arritëm gjëra të thjeshta, që dukeshin të pamundura, si Lazaratin"Qëllimi yne,"-tha Kryeministri, - i cili e mori fjalën në përfundim të raportimit të të gjithë ministrave- "nuk është imponimi i publikut me fakte, por vetëdija se gjith ç'ka është arritur në këto 300 ditë, është merite ne radhe te pare e te gjithe atyre qe ne 23 Qershor me voten e tyre investuan tek ky projekt fitues.Kemi arritur që asnjë mësues, asnjë nëpunës në administratë të mos ndihet në vështirësi për atë që mendon dhe kë takon në kohën e lirë. Kemi arritur që shoqëria civile të arrijë të marrë frymë dhe të kërkojë shtigjet për të dhënë opinionet e veta dhe, përmes një moment të paharrueshëm për të gjithë, t’i japim mesazhin që ajo dëgjohet dhe kur ka të drejtën me vete, ajo fiton.Mendoj se sot jemi në të drejtën tonë të themi se e kemi justifikuar vonën që na u dha si aleancë, votën e qytetarëve për të qënë të lirë në vendin e tyre, për të qënë të mospërjashtuar për shkak të origjinës, bindjes, fesë etj dhe kjo e bën Shqipërinë shumë më Europiane se ç’ishte para 300 ditëve.Ne kemi arritur të tranformojmë marrëdhëniet e Qeverisë me opozitën, një qeveri që flet për problemet e qytetarëve dhe nuk i bombardon me propagadndë kundër opozitës.Ka një meritë të vecantë, Kryetari i Kuvendit, që në krye të herësh i dha opozitës kohën për të folur.Ne nuk jemi të lumtur me Presidentin e Republikës, por nuk kemi dhënë shqiptarëve një shembull të vjetër për të diskriminuar Presidentin e republikës.Nuk jemi të lumtur me Kryeprokurorin, por ne shohim me shpresë për të gjetur atje parnerin e duhur kushtetues për t’i sjellë këtij vendi, drejtësinë që meriton.Ne nuk jemi të lumtur dhe këtë e kemi shprehur, për mënyrën si funksionon KLD-ja po nuk kemi rënë dhe nuk do biem në batakun ku KLD-ja na ka ftuar të biem me reagimet që s’i takojnë një institucioni të pavarur kushtetues."Rama për statusin: Hoqëm njollën e turpit në Lazarat, i merituarShqiptarët duhet të kishin harruar statusin kandidat, pa 300 ditë të qeverisjes së mazhorancës së majtë, tha Rama. Duke njohur meritat e të gjithë aktorëve dhe faktorëve në këto vite, Kryeministri nënvizoi se një impakt jo të vogël luajti vendosja e pushtetit të ligjit në Lazarat, i cili sipas tij ishte kthyer në një njollë turpi për vendin në sytë e botës.“Ne kemi arritur të bëjmë realitet një aspiratë, qëllim dhe objektiv për ta bërë Shqipërinë një vend kandidat për BE. Kjo arritje nuk është ekskluzivitet i 300 ditëve dhe as Aleancës së PS-LSI, por padyshim pa këtë aleancë, pa këto 300 ditë, votën e 23 qershorit, Ministrin e Jashtëm dhe Integrimit Shqipëria nuk do të ksihte marrë statusin.Po kështu Shqipëria nuk do kishte marrë statusin pa betejën pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit, rikthimin e policisë së shtetit në krye të detyrës, pa gjithë ato operacione të vështira dhe suksesshme që u deshën në 300 ditë për ta transformuar këtë vend nga një vend që tregohej me gisht për vendin që kishte në organizimin e vet, një republikë turpi, droge dhe pandëshkueshmërie në një vend që Lazaratin tashmë e ka një fshat si gjithë të tjerët. Përfundimisht ka hequr njollën e një vendi ku lulëzon droga dhe pandëshkeushmëria.Pa ashtu ne nuk do ja kishim dalë pa këto 300 ditë për të marrë statusin edhe pa ndërveprimin si asnjëherë më parë mes qeverisë dhe Kuvendit. E një dialogu që s’ka qenë gjithmonë i lehtë. Kemi zgjedhur në momente të caktuara të flasim dhe për gjëra që deri dje konsideroheshin tabu. Kemi gjetur kurajon dhe argumentat të duhur për të folur edhe kundër atyre europianëve antieuropianë që luajtën rol jo të vogël në vendimin negativ të dhjetorit. Dhe shuëmkush që na akuzoi se medemek po ktheheshim në kohët e vjetra ku Shqipëria donte tu jepte leksione të tjerëve ka përpara statusin kandidat të marrë me dinjitet dhe jo si lëmoshë”.Me Kosovën kthyem parteritetin strategjik, nga patriotiko-elektroralSa i përket marrëdhënieve mes dy shteteve shqiptare, Rama tha se qeveria e tij ktheu partneritetin strategjik me Kosovën.“Kemi bërë një hap që është vonuar për vite të tëra, duke kthyer parneritetin me Kosovën nga një partneritet patriotiko-elektroral në partneritet strategjik. Nga një partneritet folklorik në një partneritet të strukturuar përmes disa aksesh në të cilët tanimë qeveritë e dy vendeve bashkëpunojnë dhe afrojnë vendet sëbashku.Në 300 ditë kaluam nga politika e abetares që kishte si ngjarje të vetme vajtjen në shtatior të Ministrit të Arsimit për të çuar abetaren e radhës tek realizimi i marrëveshjes për sistemin e njësuar arsimor që do na japë mundësi që duke filluar nga viti i ardhshëm fëmijët shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë ti fusim në të njëjtin sistem arsimor dhe ti përgatisim si shqiptarët e gjeneratës tjetër të shqiptarëve të bashkuar në qiellin e Europës së bashkuar.Në 300 ditë hapëm autostradën energjitike me Kosovën, që u mbajt e bllokuar vetëm për arsye të një tenderi, për vite të tëra. Po ashtu kemi vënë në vijë një sërë projektesh të tjera që do bëjën të mundur që brenda katër viteve të realizojmë një bilanc pozitiv përafrimi.PANELI III Raportojnë Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla; Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj; Ministri i Mirëqënies, Erion Veliaj; MInistrja e Inovacionit, Milena Harito; Ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.ministrat paneli i 3Ministri i Mjedisit Lefter Koka: Rikthejmë pyjet, 2 milionë fidanë në Lurë“Të ndërgjegjshëm se trashëguam një Shqipëri tejet të ndotur, shtretër lumenjsh të mbishrytëzuar, mijëra ha pyje të prerë barbarisht, parqe kombëtare të paksesueshëm nga turistët si dhe specie të shumta të faunës së egër që po shkonin drejt shfarosjes së plotë.Ne arritëm që brenda 300 ditëve të kishim rezultatet të prekshme. Hartuam një moratorium dhe ndaluam gjuetinë; paralelisht filluam shtimin e specieve në zhdukje. Për herë të parë në 23 vjet, Ministria e Mjedisit po investon në parqe kombëtare dhe zona të tjera të degraduara duke synuar t’i shndërrojë në stacione elitare të turizmit.Filluam me kthimin e plotë të parkut kombëtar Lurë, simbolit të masakrës së pyjeve gjatë dy dekadave të fundit. Pas rehabilitimit të infrastrukturës së këtij parku, do të fillojë mbjellja e 2 milionë fidanëve. Prej pak ditësh kanë filluar edhe punimet rehabilituese në parkun kombëtar Divjakë – Karavasta.Investimet kanë përfshirë edhe zonat e degraduara në qytete. Maksi i qytetarëv durrsakë do të mbarojë brenda pak muajve, kur zona e Kodër Vilës do të shndrrohet në një shëtitore atraktive, ashtu si qytetarëve të Lezhës poi dhurojmë një shëtitore buzë lumit Drin.”PANELI II  Raportojnë Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti; Ministrja e Turizmit Eglantina Gjermeni; Ministri i Industrisë, Damian Gjiknuri; Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto; Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe Ministri i Financave, Shkëlqim Cani.Gjiknuri: Shpëtuam sistemin energjitik nga falimenti, i dhamë fund "tregut të zi" të minerareveMinistri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, tha se u bë e mundur marrja në kontroll e sistemit energjitik, i cili ishte në prag falimentimi si dhe terheqja e investimeve për këtë sektor.Gjithashtu, me vendosmërinë tone, shtoi Gjiknuri, i dhamë fund "tregut të zi" të licencave, duke anuluar mbi 200 leje koncesionare dhe minerare për shkak të kushteve të pasigurta si dhe shkeljeve të njëanshme të detyrimeve ndaj shtetit."Vlerësimi për seriozitetin e një qeverisje, nuk duket nga retorikat mbi premtimet dhe lista e dëshirave, por nga përballja me vendimet e vështira përpara situatave të vështira. Pikërisht këtë gjetëm kur u kthjelluam nga intoksikimi i "superfuqisë energjetike" për tu përballur në fakt me një kufomë energjetike me 1.1 miliard dollar borxhe, në një sistem në kushtet e falimentimit total operacional dhe financiar. Pikërisht, nisur nga kjo situate, detyra e parë e kësaj qeverie ishte sigurimi i furnizimit me energji. Këtë e bëmë me shumë sukses, sigurimin e furnizimit me energji elektrike në këtë vit. Ashtu siç i hapëm edhe dritën investimeve në sektorin e falimentuar të shpërndarjes. U përballëm me një situatë të pasigurisë juridike, të konfliktit të krijuar nga ish-qeveria dhe bëmë të mundur hapjen e dritës jeshile për mbi 200 milion dollarë investime nga institucionet financiare ndërkombëtare.Nisur nga rezultatet e mira të Task Forcës, dhe dëshirës së qartë të qeverisë shqiptare për të reduktuar humbjet dhe për të përmirësuar situatën në shpërndarje, kemi rezultate konkrete të një arkëtimi 30% më të lartë, si dhe të një reduktimi të humbjeve 6%.Rezultate të arritura në kushte shumë të vështira, pa investime dhe me një tranzicion qeverisës.Nga ana tjetër, siguruam vazhdimin e projektit strategjik, linjën e interkonjeksionit me Kosovën, si dhe riaktivizuam projektin e linjës së jugut. Investime të rëndësishme për sigurinë energjetike dhe për infrastrukturën kritike të këtij vendi. Gjithashtu, me vendosmërinë tone, i dhamë fund "tregut të zi" të licencave, duke anuluar mbi 200 leje koncesionare dhe minerare për shkak të kushteve të pasigurta si dhe shkeljeve të njëanshme të detyrimeve ndaj shtetit. Ushtruam kontroll të fortë mbi veprimtarinë minerare, duke i kushtuar vëmendje standardeve të jetës së minatorit dhe duke realizuar edhe investime për zgjerimin e sektorit minerar, siç janë zhvillimet shumë pozitive në sektorin minerar të kromit, duke hapur pusin numër 9, duke filluar punën për të, si dhe duke riaktivizuar të gjitha uzinat e rafinimit të kromit në atë vend.Pikërisht, për shkak të politikave qeveritare dhe masave fiskale, por edhe mirëmonitorimit të industrisë hidrokarbure, sidomos asaj nxjerrëse, kemi arritur të sigurojmë 45 milion dollarë më shumë për shtetin, pikërisht nga kjo industri. Kemi nxjerrë Albpetrolin nga kthetrat e korrupsionit, duke e kthyer në një menaxhim transparent e duke siguruar 11.2 milion dollarë më shumë në favor të shtetit në këto muaj. Me synimin e qartë për të siguruar perspektivën e diversifikimit të energjisë, kemi bërë hapa konkretë, duke siguruar mbështetjen e Bashkimit Evropian për gazifikimin e vendit, me një projekt të mbështetur nga Bashkimi Evropian.Por, njëkohësisht kemi realizuar edhe marrëveshje me qeveri mike për të siguruar furnizimin me gaz afatgjatë me vlera ekonomike të favorshme, pikërisht në dobi të diversifikimit të sigurisë energjetike.Nga ana tjetër, për shkak të punës së mirë të inspektimit të standardeve të naftës dhe të gazit, kemi një situatë më të përmirësuar, ndëshkim më të madh për abuzuesit dhe njëkohësisht transparencë për të gjithë subjektet e abuzuara, gjë që më përpara nuk kishte ndodhur.Së fundi, dua të them se ky është fillim i një rruge të vështirë. Unë thashë, vlerësimi i një qeverisje duket nga vendimmarrja e vështirë. Kemi hyrë në një rrugë të vështirë, por e rëndësishme është që kemi marrë vendimin për të hyrë në një rrugë. Rruga është e gjatë dhe jam i sigurt se një qeveri me vizion të qartë dhe me vendosmëri për vendimmarrje, të cilat mund të kenë edhe kosto, do t'i kthejnë vendit prosperitetin e kërkuar, si dhe do ta kthejnë sektorin energjetik, në një sektor më të mirë për investime dhe njëkohësisht motori nxitës i ekonomisë shqiptare". ministratPANELI I Raportojnë Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati; Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha; Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri; Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço; Ministri i Shtetit Bledar Çuçi dhe Ministri i Shtetit Iliarjan Celibashi.ministrattZv.Kryeministri Peleshi: S'është paradë, po mirënjohje për qytetarët“Ky aktivitet nuk është një paradë e arritjeve tona, por një moment ku ne duam të ndajmë me të gjithë qytetarët shqiptarë, mirënjohjen dhe falenderimin për mbështetjen që i aknë dhënë këtij programi 300 ditor. Qeveria e Aleancës për Shqipërinë Europiane ka marrë përsipër të ndërtojë një model të ri zhvillimi ekonomik. Natyrisht që ky objektiv kalon përtej 300 –dtëve. Në 300 ditët e para na është dashur të marrim masa të shpejta stabilizuese dhe nga ana tjetër, masa transformuese në drejtim të këtij modeli. 100 ditët e para kanë të suksesshme për të stabilizuar financiat dhe shpëtuar vendin nga humnera financiare dhe në ditët në vazhdim, projektet për punësimin. Kemi arritur të regjistrojmë 43 mijë vende pune në sistem, mblodhëm 270 milionë dollarë nga tatimet dhe doganat. Paketa fason ka lehtësuar punën e fasonistë dhe ka shtuar eksportet e tyre. Eksportet e prodhimeve bujqësore janë rritur me 19% vetëm në tre muajt e parë. “ Ministri Ilirjan Celibashi: Janë miratuar 109 ligje, 106 prej tyre propozime të QeverisëKuvendi i Shqipërisë ka ushtruar në të gjithë kuadratin e vet kushtetues, pushtetin e tij të kontrollit kundrejt qeverisë. Kjo e fundit ka treguar gjithë vullnetin për të përmbushur gjithë detyrimin e saj për llogaridhënie para parlamentit. Qëllimi i Qeverisë për një marrëdhënie të re me Kuvendin ka qënë dhe mbetet një prioritet në aspektin e vetëreformimit të Këshillit të Ministrave dhe të arrtijes së një standarti të ri në ndarjen e pushteteve. Nga ana tjetër, procesi i ligjbërjes ka treguar se nuk ka qënë një proces ku Kuvendi ka qënë ratifikues, por ka qënë proces analize dhe debatesh në komisione. Janë miratuar 109 ligje dhe 106, 97% kanë ardhur si propozime të Këshillit të Ministrave. Vetëm në periudhën shtator 2013 – korrik 2014, janë zhvilluar gjashtë interpelanca, prej të cilave dy me Kryeministrin.Ministri Bledi Çuçi: Kallëzuam 357 zyrtarë për korrupsion, mes tyre dhe një ministër"Rritëm forcën ndëshkuese ndaj elementëve të korrupsionit. Në ëkto muaj, organet e ekzekutivit kanë inicuar kallëzime penale për vepra korrupsioni ndaj më shumë se 357 zyrtarëve, nga të cilët 25 janë zyrtarë të lartë, përfshirë këtu edhe rang ministri. Inventarizuam dosjet për trajtimin e denoncimeve për rastet e korrupsionit nga qytetarët dhe po finalizojmë procedurat e unifikuara për trajtimin e denoncimeve.Finalizuam zbatimin e Konventës së OKB për luftën kundër korrupsionit, një instrument shumë i rëndësishëm, por edhe i zvarritur prej vititi 2012.Në 300 ditët që lamë pas arritëm të kthejmë besimin e partnerëvë ndërkombëtarë tek qeveria për çrrënjosjen e korrupsionit, besim që u shpërblye me marrjen e statusit kandidat.Në fund të korrikut, do të kemi një sistem elektronik për mbledhjen e statistikave lidhur me korrupsionin, i cili integron të dhëna nga të gjitha institucionet, me synim gjurmimin e të dhënave nga të gjitha institucionet dhe trajtimin e besueshëm të statistikave."Tahiri: Vendosëm sundimin e ligjit në territor, s’ka më të paprekshëm Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, vjen në këtë bilanc të 300 ditëve të qeverisjes me suksesin e superoperacionit në Lazarat. Tahiri tha se me rikthimin e policisë në detyrë, blutë nuk njohin më zona ku nuk vlen ligji, ashtu siç nuk njeh më njerëz të veçantë ndaj të cilëve nuk mund të veprojë ai."Në këto 300 ditë pavarësisht vështirësive, gjendjen në të cilën gjetëm policinë e shtetit besoj se kemi arritur ta rilindim. Policia sot është kthyer në detyrë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pra në këto 300 ditë kemi punuar për ti rikthyer dinjitein policisë së shtetit dhe për të garantuar më shumë siguri për qytetarët. Kemi rritur nga njëra anë forcën goditëse dhe parandaluese të policisë por ndërkohë kemi përfunduar reformimin tërësor të kuadrit ligjor në fushën e sigurisë. Sa i takon shifrave, janë ulur me rreth 16% krimet e rënda kundër personit dhe 15% vrasjet.Rezultatet në fushën e trafikut të narkotikëve janë 400% më shumë, lufta kundër korrupsionit është rreth 45% më shumë. Kemi dhënë shembuj të luftës kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë të emëruar apo të zgjedhur duke shembur murin e pandëshkueshmërisë pas të cilëve fshiheshin ajo klasë e vogël e qytetarëve që deri dje konceptoheshin si të paprekshëm dhe të pabarabartë me qytetarët e tjerë.Kemi ulur me mbi 18% aksidentet me pasojë vdekjen, nga ana tjetër kemi rritur masat sensibilizuese ndaj qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve për të bërë rrugët tona më të sigurta. Nga ana tjetër pas 23 vjetësh mbijetesë si sfidë e hapur për institucionet dhe shoqërinë policia rivendosi sundimin e ligjit në Lazarat duke dhënë shembullin për luftë pa asnjë kompromis ndaj paligjshmërisë. Tani policia nuk njeh më zona ku nuk vlen ligji, forca e tij, ashtu siç nuk njeh më njerëz të veçantë ndaj të cilëve nuk mund të veprojë ligji.Kemi miratuar dhe jemi në fazë shqyrtimi paralmentar për ti dhënë miratimin përfundimtar brenda këtij sesioni paketën më të plotë të reformës ligjore në fuashën e sigurisë që në këto 23 vjet përbën risinë më të madhe të këtyre 300 ditëve në Ministrinë e Brendshme. Janë miratuar dhe po miratohen 9 projektligje dhe po kaq vendime të Këshillit të Ministrave që do shtojnë më shumë siguri për qytetarët dhe do forcojnë kapacitetein e policisë për tu përballur me krimin e organizuar dhe korrupsionin.Kemi mishëruar në këtë paketë ligjore parimin sipas të cilit nuk mund të ketë më kaos kompetencash apo përgjegjësish midis shumë agjencive të zbatimit të ligjit, kemi mishëruar parimin një shtet një polici. Me miratimin e ligjit për policinë, do marrë jetë dhe byroja kombëtare e hetimit që pritet të japë një tjetër standard në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, kryesisht atij elitar. Kemi vendosur dhe sanksionuar në këtë projektligj kritere të forta për karrierën dhe ecurinë në detyrë në policinë e shtetit bazuar në meritokraci dhe profesionalizëm.Kemi vendosur në qëndër të prioriteteve tona vetë luftën kundër korrupsionit brenda radhëve të policisë, si parakusht për ta luftuar atë jashtë. Në 300 ditë janë ndëshkuar rreth 233 punonjës policie, duke forcuar kapacitetin tonë. Kemi miratuar një kuadër të ri ligjor për kontrollin e Brendshëm në policinë e shtetit duke e përcaktuar si një instrument në dorën e qytetarëve".Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha: Pa reformë në drejtësi, nuk hapen negociatat nga BE"Do të filloja me vështirësinë e ditëve të para për të njohur rastin e integrimit, frymën e shkëlqyer që kemi pasur si ekip me të gjitha institucionet, që vendosin gurin e tyre të themelit në këtë proces të rëndësishëm dhe arritjen e marrjes së statusit. Këtë arritje nuk do t’ia dedikoja këtë qeverive ndër vite, por qytetarëve shqiptarë që e kanë aspiruar.Për të arritur deri këtu nuk ka qënë vetëm puna në grup, por edhe disa plane të rëndësishme, që është paraqitur në dialogun e nivelit të lartë. Ne sapo kemi përfunduar planin kombëtar për integrimin deri në vitin 2020, që parashikon reformat që duhen ndërmarrë dhe ligjet që duhen përafruar.Kemi vazhduar me një fushatë intensive informuese me rininë dhe i kemi informuar ata deri në nivelin e shkollave 9-vjeçare. Një arritje të madhe do të konsideroja decentralizimin e fondeve IPA, kthyer nga BE-ja.Gjatë 300 ditëshit në vijim, ne kemi një punë shumë të madhe që na pret përpara sepse duhet të përmbushim 5 prioritetet, ku më kyçja është reforma në drejtësi, pa të cilën hapja e negociatave nuk do të jetë e mundur." Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati: Hap i ri në marrëdhëniet me Greqinë"Puna jonë ka qënë e rëndësishme përsa i përket qëndrimeve të mirësintonizuara me partnerët tanë, SHBA-në dhe BE-në, për kriza të rajonit.Po ashtu, dinamika e marrëdhënies sonë me Kosovës, e cila është parë nga dinamika e zhvillimit ekonomik dhe rajonal.Tjetër element është hapja e marrëdhënieve tona të reja me Greqinë, mbi frymën e besimit dhe reciproritetit. Në media është folush shumë për çështjen e toponimeve dhe besojmë se si për të, do t’i adresojmë palës greke edhe çështje të tjera që kanë efekt konkret.Gjatë 300 ditëve ne jemi përpjekur të jemi aktivë në pellgun e Adriatikut dhe Jonit me fqinjët për t’i hapur rrugën projekteve të korridorit Adriatiko-Jonian."Ora 11:00Kryeministri Rama ka njoftuar dje në Fb se sot, "në 11, në Teatrin e Operas, nis raportimi publik i ministrave për 300 ditët e qeverisjes në fakte e shifra LiveTV ."arsh.bk/Oranews.tv128572