Nikollaj: Foto dhe komente nëpër botë, që na bëjnë të ndjehemi kokëulur të gjithë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2014, 09:05
Tiranë – Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj, pasi ka lexuar reportazhin e “Toronto Sun”, shprehet me pak fjalë:“Foto dhe komente që po bëjnë xhiron e botës. Ndjehemi kokëulur të gjithë!”Nuk është hera e parë që rasti i fëmijëve minatorët pasqyrohet në mediat shqiptare; varfëria ekstreme e familjeve të tyre shtyn fëmijët që nga mosha 4-5 vjeç , që sëbashku me prindërit e tyre të mbushin kovat me gurë kromi për të mbijetuar dhe të harrojnë fëmijërinë e tyre.ar.sh/Oranews.tv