Botërori 2014/ Gjermania shpallet Kampione e Botës, mposht Argjentinën në shtesë
Tashmë Bota ka një Kampion të ri në futboll. Gjermania e udhëhequr nga Joakim Lëv është shpallur fituesja e trofeut në Kampionatin Botëror, "Brazil 2014". "Panzerat" ia kanë dalë sonte në finale përballë Argjentinës të fitojnë 1-0 me gol të shënuar nga Mario Gotze në kohën shtesë, pasi 90 minutat u mbyllën në barazim pa gola.Në një atmosferë të jashtëzakonshme në stadiumin mitik të Brazilit, "Marakana" Gjermania vendos mbi fanelë edhe yllin e katërt. Ndeshja ka startuar me një ritëm të lartë nga të dyja skuadrat. Argjentina ishte më agresive në minutat e para dhe i afrohet golit me Higuain i cili gjuan keq.Pak minuta më vonë, është sërish Higuain i cili realizon por këtë herë golin e anullon arbitëri si pozicion jashtë loje. Pjesa e parë u mbyll 0-0. Në të dytën ndryshon disi loja e Gjermanisë. Të besuarit e Lëv rritin presionin dhe kthejnë Argjentinën në mbrojtje. Pavarësisht rasteve, gjithçka mbyllet 0-0 dhe ndeshja shkon në shtesë.Skuadrat treguan lodhje dhe u duk sikur ishin dakort që ndeshja të përfundonte te penalltitë. Në 15 minutshin e dytë, është i futuri në lojë si zvëndësues, Mario Gotze, i cili mer mjaft mirë një top në zonë dhe mposht Romeron duke kaluar Gjermaninë në avantazh. Gjermanët në delir pas këtij goli. Minutat e mbetura nuk i mjaftuan Argjentinës për të reaguar dhe Gjermania shpallet Kampion e Botës."Panzerat" ia dalin të fitojnë për të katërtën herë titullin kampion Bote. Heroi ishte Mario Gotze. Nga ana tjetër Argjentina e Messit tashmë mund të ngushëllohet me postin e nënkampionit.Goli i Gotzes: