Skema e re e pensioneve, debate mes mazhorancës te komisioni i Ekonomisë

Tiranë- Skema e re e pensioneve ka shkaktuar diskutime dhe paqartësi midis deputetëve të maxhorancës dhe ministrit Erjon Veliaj. Gjatë prezantimit të këtij projektligji në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, relatori Anastas Angjeli u shpreh se skema ka probleme me termat dhe përllogaritjet.Por për Ministrin Veliaj projektligji I ri për pensionet synon që të rrrisë numrin e kontribuesve, por edhe të ulë defiçitin në buxhet. Ndërkohë që siguroi se nuk do të ketë ulje të nivelit të pensioneve në janar të 2015.Defiçiti i krijuar në buxhet si pasojë e numrit të ulët të kontribuesve ka ngjallur gjithashtu pikpyetje në momentin që parashikohet rritje e pensioneve dhe jo ulje.Skema e re e pensioneve parashikon rritje të moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj në vit, për të arritur në 63 vjeç në vitin 2032 dhe që prej këtij viti mosha e daljes në pension për burrat do të rritet me një muaj në vit dhe për gratë me dy muaj në vit, duke arritur në 67 vjeç, për të dy sekset, në vitin 2056.