Gjirokastër, gjendet i vetëvarur në oborrin e shtëpisë nga e ëma, 47-vjeçari vuante nga depresioni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2014, 08:57
Gjirokastër- Një 47-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja është regjistruar në lagjen ‘Manalat i dytë’ në Gjirokastër, ku shtetasi Muharrem Majko është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës nga e ëma e tij.Policia e mbërritur në vengjarje bën me dije se trupi i pajetë u gjet rreth orës 07:00 të mëngjesit, ndërsa në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.Nga hetimet paraprake dyshohet se 47-vjeçari vuante nga depresioni, çfarë mund ta ketë shtyrë dhe drejt aktit të vetëflijimit.Ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në morgun e qytetit ku do ti nënshtrohet dhe ekspertizës mjeko-ligjore.