Përfundon pa marrëveshje takimi i Vienës për Iranin
Austri- Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe diplomatë të lartë perëndimorë nuk arritën dot një marrëveshje të dielën me Iranin, ndërsa objektivi për arritjen e një marrëveshjeje afatgjatë është caktuar pas një jave.Pas mbarimit të takimit dy ditor në Vienë, Sekretari i Jashtëm britanik William Hague, tha se "nuk është shënuar ndonjë arritje."Negociatat janë të plan të vazhdojnë të hënën dhe Sekretari Kerry po qëndron në Vienë, për takime me homologun e tij iranian.Pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, plus Gjermaninë, kanë disa muaj që negociojnë me Teheranin, për programin bërthamor të vendit.Irani thotë se aktiviteti bërthamor i vendit synon prodhimin e një reaktori bërthamor për prodhimin e energjisë, por SHBA dhe qeveri të tjera të Perëndimit kanë shqetësimin se Teherani po përpiqet të prodhojë armë bërthamore, akuza që Irani i mohon./VOA/