VIDEOLAJM/ Ushtarë të shtetit islamik, 2 kosovarë dhe 1 shqiptar djegin publikisht pasaportat

Shihni videon: Nga minuta 14.08 deri 16. 30, kosovari Lavdrim Muhaxheri gris pasaportën kosovare dhe nxjerr një shpatë. Ai merr pasaportën e Kalifatit, dorëzuar nga vetë kreu i ISIS.“Kalifati” i themeluar nga ISIS ka publikuar një video të plotë propaganduese gjatë kësaj jave, duke shfaqur "fytyrën" e shtetit islamik, përfshirë aktivitete qeveritare, edukative dhe fetare.Një prej islamikëve, qytetar nga Kosova, foli gjatë ceremonisë së djegies së pasaportave për shtetasit e huaj, i cili më pas pranoi “pasaportën” e Kalifatit të lëshuar nga lideri i ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi.Folësi nxori një shpatë nga këllëfi i tij dhe premtoi vazhdim të xhihadit, apo luftës së shenjtë kundër jomyslimanëve, përfshi Arabinë Saudite, Autoritetin Palestinez, Romën dhe Spanjën, e cila më parë ka qenë nën sundimin islam. Ai shtoi se këto synime janë “hapi i parë drejt pushtimit të botës”.Më pas pamjet shfaqin disa skena “edukative” për publikun mbi Islamin, përfshi orë mësimi për islamin radikal, “ditët e argëtimit” për fëmijë dhe adoleshentë ku paraqiten ëmbëlsira dhe doktrina e dhunës, si dhe “ditët rekreative” në plazhe të sponsoruara nga terroristët e ISIS-it. Në asnjë prej këtyre aktiviteteve nuk paraqiten femrat.Një fëmijë i thotë një intervistuesit gjatë montimit se ai dëshiron të bëhet “luftëtar i xhihadit” kur të rritet në mënyrë që t’i “luftojë të pafetë”.Disa këngëtarë myslimanë nëpër këngët e tyre përfshijnë xhihadin dhe urrejtjen për hebrenjtë dhe jomyslimanët.Për të treguar anën “humanitare” dhe fetare të ISIS-it, në video shfaqen disa skena ku terroristët u japin ushqim atyre në nevojë. “Policia e moralit” shëtit rrugëve gjatë faljes së “xhumasë” dhe kërcënojnë pronarët e dyqaneve nëse nuk marrin pjesë në “xhuma”.Një zyrtar i ISIS-it gjithashtu mburret me interpretimin e ri të Ligjit Islamik të Sheriatit, duke u mburrur në lidhje me të drejtat për prerjen e duarve dhe këmbëve, hajdutëve të dënuar.Territori i ISIS-it kërkon të rishkruajë kufijtë kombëtarë dhe shtetërorë përgjatë ndarjeve fetare, duke ndarë shumicën Shia dhe Alawite në Siri nga shumica Sunni në Irakun jugor.Territori i tyre aktualisht përfshin qytetin Aleppo në veri të Sirisë e deri në provincën Deir el-Zour afër Irakut.lavdrim muhaxhirir(Në foto: Shqiptar, pjesë e rebelëve të ISIS)ISIS shqiptar i kalifatitlavdrim muhaxhiri isislavdrim muhaxheri isis(Muhaxheri hedh në tokë pasaportën dhe ngul thikën mbi të, para se ta djegë)lavvdrim muhaxheri isis(Në foto: Pasaporta ISIS)z_2752Marrë nga Gazeta Express