Protestat në Maqedoni, Nuland merr garanci nga Meta:Mbështesim dialogun

Tiranë – N/Sekretarja Amerikane Nuland ka zhvilluar sot në Tiranë një takim me kreun e Kuvendit, Ilir Metën, me të cilin ka ndarë para së gjithash, shqetësimin për ngjarjet e fundit në Maqedoni por edhe ato në Kosovë.Duke e konsideruar Shqipërinë si një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, veçanërisht lidhur me protestat e fundit në Maqedoni, Nuland ka marrë nga ky takim garancinë e kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Metës se “Shqipëria mbështet dialogun konstruktiv mes palëve në frymën e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, duke mos harruar se çdo hap që hidhet në rajon, duhet t’i shërbejë klimës së mirëkuptimit, bashkëjetesës dhe forcimit të paqes, stabilitetit dhe progresit ekonomik të të gjithë qytetarëve tanë”.armanda shtembari/Oranews.tv