Burgu i Drenovës, sherr mes të dënuarish deri në përplasjen e kokës

Korçë – Një sherr mes tre të burgosurish në burgun e Drenovës ka lënë me pasoja, një prej të dënuarve, Dritan Lushkës, të cilit, gjatë grindjes, i kanë përplasur disa herë kokën pas murit dy të dënuar të tjerë e pikërisht, Enea Shkoza dhe Saleo Stojani.Gjatë sherrit janë përdorur mjete të forta dhe gardianët kanë ndërhyrë menjëhërë për t’i shpëtuar jetën Lushkës dhe dërguar atë menjëhërë drejt spitalit në Tiranë.Sot, pasi ka marrë ndihmën mjekësore, i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pormësohet se ndërkohë është sqaruar dhe situata me dy të dënuarit e tjerë, ka shkuar drejt pajtimit.Dritan Lushka nga fshati Bishnicë i Pogradecit është dënuar disa vite më parë për shkakun se goditi me armë zjarri, punëtorin e një makine borëpastruese, e cila i i goditi makinën. Po ashtu, më parë, edhe ai vetë ka qënë viktimë e një plagosjeje.ar.sh/Oranews.tv