Denoncimet e qytetarëve çuan në arrestimin e Gashit dhe urbanistëve të komunës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2014, 18:44
Durrës - Arrestimi i kryekomunarit të Rrashbullit, Hysen Gashi dhe i tre urbanistëve dhe tre shtetasve të tjerë, është rezultat i denoncimeve në masë nga qytetarët. Këtë fakt e ka pohuar Policia e Shtetit, e cila gjithashtu ka nxitur qytetarët të denoncojnë abuzimet."Regjistrimi i këtij procedimi, thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit, ka ardhur si rezultat i denoncimeve dhe informacioneve të dërguara nga qytetarët e kësaj zone në Policinë e Shtetit dhe konkretisht në Komisariatin e Policisë Durrës."Policia e Shtetit ka shfrytëzuar rastin për të falenderuar qytetarët e Durrësit për denoncimet dhe informacionet e dërguara, si dhe i fton ato të denoncojnë çdo rast abuzimi me ndërtimet pa leje.ar.sh/Oranews.tv