Tjetër shqiptar vritet në Siri, viktima Bashkim Bela nga Shkupi

Maqedoni-Një shqiptar nga Maqedonia është regjistruar si viktima e radhës që ka humbur jetën në Siri si pjesëtar i forcave rebele siriane kundër regjimit të Bashar Al Assad. Viktima është Bashkim Bela,23 vjeç nga Shkupi, me origjinë nga Hani i Elezit.Ai dyshohet se ishte pjesë e njësiteve ushtarake të ISIS, ndërsa mësohet se edhe familja është vënë në dijeni për vrasjen e tij. Që prej nisjes së luftimeve, toka siriane po lahet dhe me gjak shqiptar.1Të vrarët shqiptarë në Siri mësohet të jenë më shumë se 30 persona deri më tani, prej tyre 6 nga Shqipëria, 13 nga Kosova, 8 nga Maqedonia dhe dy nga Lugina e Preshevës.Ndërkaq numri i përgjithshëm i shqiptarëve të përfshirë në luftën siriane, të ndarë në dy grupe në Alepo, besohet se është 140.