FOTOLAJM Gjermania zbulon Alpet Shqiptare, nis turneun turistik në veri

Gjermania ka zbuluar Alpet e Shqipërisë dhe do të zhvillojë një turne turizmi malor, të quajtur "Samiti i Ballkanit". Turneu do të përshkojë majat malore të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi dhe do të nisë, javën e ardhshme, në vende ku "kultura është ende origjinale, si në shekullin e 19-ë dhe turizmi thuajse nuk njihet fare."Gjermania do të promovojë kështu, bukurinë e Alpeve, mikpritjen e rrallë, jetën baritore, bukurinë e florës, ajrin e pastër, hapësirat ku turizmi thuajse nuk njihet fare.  Kjo është e bërë e mundur falë një projekti të veçantë është financuar nga Ministria e Bashkëpunimit Ekonomik të Republikës Federale Gjermane.Majat e Ballkanit janë vendosur në trekëndëshin e kufirit Kosovë, Mali i Zi, Shqipëria dhe kanë qënë të paarritshme në fillim prej sistemit komunist dhe më pas prej luftës.Reportazhi për Alpet shqiptare përshkruan mikpritjen dhe gjuhën shqipe. Theksohet se "mikpritja është e madhe. Interesante është edhe gjuha: gjuha shqipe është një nga gjuhët më të vjetra evropiane. Fermeri 39-vjeçar Arben Xhelaj tregon për shembull, se kur ai kulloste dhitë në mal, zbuloi lule shumë të bukura dhe kështu edhe ai vetë, kuptoi veçantitë e florës së zonës.Rrugët ecin në gjurmët e karvaneve të vjetër, thuhet më tej. Kultura është ende shumë origjinale, ashtu siç ishte në Alpet në shekullin e 19. Deri më tani, nuk ka pasur thuajse asnjë lloj turizmi, thuhet më tej në reportazh.ar.sh/Oranews.tv31112192626